Kërkesa e PD-së për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për dërgimin e çështjes së Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese nuk është pranuar. Peleshi theksoi se çështja është aktualisht në Kushtetuese dhe duhet të pritet vendimi i saj.
Në rend dite janë disa projektligje, mes tyre ai për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Avokatin e ri të Popullit.
Procesi për zgjedhjen e avokatit të ri është në ngërç pasi një ditë më parë, PD tërhoqi firmat e të gjithë deputetëve që do t’i përcilleshin seancës për votim me argumentin se nënshkrimet janë dhënë para se 7 kandidatët që mbështetën të kalonin filtrin e Komisionit të Ligjeve.
Po ashtu, në rend dite janë edhe disa projektligje për ratifikime ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjet me Bankën Evropiane të Investimeve dhe BERZH për projektet hekurudhore dhe energjinë. Gjithashtu, pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Më herët, Report TV mësoi se për këtë post, mazhoranca ka vendosur të votojë Lefterie Lleshin, ish-kryetare e KQZ-së që vitet e fundit është drejtore në parlament.
RENDI I DITËS:
Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”.
Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.
Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII,faza I – Shqipëri”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë'””.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”.
Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.
Projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.










