Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), nën Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka organizuar një punëtori ndër-institucionale për të prezantuar aktivitete të Instrumentit të Financimit të Ndihmës Teknike për Parandalimin dhe Gatishmërinë ndaj Fatkeqësive (TAFF 1 dhe TAFF 2). Qëllimi i kësaj workshops është të forcojë kapacitetet e Kosovës për të parandaluar, përgatitur dhe reaguar ndaj fatkeqësive.
Gjatë këtij aktiviteti, u diskutua se projektet TAFF kontribuojnë në përmirësimin e analizës së rrezikut, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe rritjen e kapaciteteve të reagimit, si dhe avancimin e menaxhimit të rrezikut nga zjarret dhe dukuritë natyrore. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për sigurinë kombëtare dhe ndërtimin e një sistemi funksional të menaxhimit të emergjencave. Ai theksoi se gatishmëria kombëtare është thelbësore për sigurinë e shtetit, dhe se këto iniciativa përbëjnë një investim në mbrojtjen e jetëve dhe të ardhmen e Kosovës.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, e vlerësoi projektin TAFF si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe harmonizimit të sistemeve të menaxhimit të emergjencave me standardet evropiane. Ai shtoi se TAFF 1 dhe TAFF 2 synojnë të përmirësojnë menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë përmes forcimit të kapaciteteve institucionale në nivelet qendrore dhe lokale, planifikimit dhe koordinimit që i përgjigjet kërkesave të Bashkimit Evropian.
Projektet financohen nga Komisioni Evropian (DG ECHO) dhe zbatohen në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Fondin Global për Zvogëlimin e Rrezikut dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR). Këto iniciativa janë një hap i rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e një sistemi efikas dhe proaktiv në menaxhimin e emergjencave dhe në përballimin e fatkeqësive.











