• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

U qëllua me dy plumba në kokë, ky është biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan

1 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Elbasanit u trondit mbrëmjen e së Dielës, më 30 Nëntor, nga një atentat i rëndë me armë zjarri, ku u ekzekutua një biznesmen 43-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në ambientet e biznesit të tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, personi që shihni në foto.

Mëhalla u qëllua me dy plumba në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ekzekutimi ndodhi brenda automjetit të tij luksoz, një “Range Rover”.

Lexo edhe:

Tragjedi në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

Djegia e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, institucionet mundohen t’ia lenë fajin minjëve

Atentati u krye në karburantin “Xhaxhi Oil”, pronë e 43-vjeçarit, i cili ndodhej në lagjen “Emin Matraxhiu”, në dalje të qytetit të Elbasanit. Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, viktima sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe kishte hyrë në makinën e tij kur u sulmua.

Hetuesit paraprakisht dyshojnë se pjesë e atentatit ishin dy persona, të cilët qëlluan disa herë me pistoletë në drejtim të tij, para se të largoheshin menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) ushtronte aktivitet të gjerë biznesi në Elbasan. Përveç karburantit “Xhaxhi Oil”, ai ishte pronar edhe i një rrjeti taksish në qytet, të quajtur “El Taxi”. Në vendin ku u krye vrasja, u panë të parkuara disa prej taksive të tij, pranë makinës ku u ekzekutua.

Biznesmeni i vrarë nuk ishte një emër i panjohur për Policinë. Ai rezultonte i skeduar më parë për precedentë penalë, duke përfshirë: Shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan se Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara, pasi rreth një vit më parë atij i ishte gjetur edhe një shkop gome.

Mëhalla jetonte në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, por e ushtronte aktivitetin e tij të biznesit kryesisht në Elbasan.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ndjek disa pista kryesisht të lidhura me të shkuarën e tij kriminale, por deri në këto momente nuk ka asnjë autor të identifikuar, as të dyshuar të shpallur.

Një tjetër vrasje mafioze, një tjetër makinë luksoze, një tjetër arratisje pa gjurmë, një tjetër dosje që me gjasë do të mbetet në sirtar. Elbasani dhe Shqipëria duket se po vazhdojnë të jetojnë me të njëjtin skenar që përsëritet prej vitesh.

Nga Kategoria

Tragjedia në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur
Aktualitet

Tragjedi në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

10 Mars, 2026
Aktualitet

Djegia e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, institucionet mundohen t’ia lenë fajin minjëve

10 Mars, 2026
Ekstra

Studimi thotë se jetëgjatësia e femrave ndikohet nga numri i fëmijëve që lindin

10 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Atlético Madrid shkatërron Tottenham 5-2, duke iu afruar kualifikimit në çerekfinale

10 Mars, 2026

Lamine Yamal shpëton Barcelonën në minutën e 95-të, barazon me penallti ndaj Newcastle

10 Mars, 2026

Bayern Munich shkatërron Atalantën 6-1 dhe prek çerekfinalet e Champions League

10 Mars, 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme bllokojnë lundrimet, rreth 15 mijë pasagjerë të ngujuar

10 Mars, 2026
Tragjedia në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

Tragjedi në Zvicër: Autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur

10 Mars, 2026

Djegia e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, institucionet mundohen t’ia lenë fajin minjëve

10 Mars, 2026

Liverpool mposhtet nga Galatasaray në ndeshjen e 100-të të Slot, turqit hedhin hapin e parë drejt çerekfinaleve

10 Mars, 2026

Debutim makthi në Champions League: portieri i Tottenham zëvendësohet që në minutën e 16-të pasi fali dy gola

10 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.