Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë një 18-vjeçar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. R., 19 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar”, thuhet në njoftim.
Uniformat blu po punojnë për kapjen e të riut.










