• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA i dërgon Ukrainës një draft të dytë marrëveshjeje paqeje me Rusinë, çfarë humb dhe çfarë fiton secila palë

21 Nëntor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Media amerikane “Axios” raporton se Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Ukrainës një draft të dytë marrëveshjeje sigurie, vetëm pak orë pasi u publikuan detajet e planit të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Axios, drafti parashikon garanci sigurie të ngjashme me modelin e Nenit 5 të NATO-s, duke detyruar SHBA-të dhe aleatët evropianë të trajtojnë çdo sulm kundër Ukrainës si sulm kundër të gjithë “komunitetit transatlantik”.

Dokumenti përcakton se çdo “sulm i rëndësishëm, i qëllimshëm dhe i zgjatur” nga Rusia në territorin ukrainas, përtej vijës së rënë dakord të armëpushimit, do të konsiderohet kërcënim për paqen dhe sigurinë transatlantike, dhe SHBA bashkë me aleatët do të reagojnë në mënyrë të përbashkët, përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake, nëse kërkohet.

Lexo edhe:

Fitorja si fillim, thotë presidenti sirian një vit pas rrëzimit të regjimit të Asadit.

Dënohet me burg shqiptari i përfshirë në një vjedhje në Belgjikë

Drafti është hartuar si një marrëveshje shumëpalëshe, me parashikimin që të nënshkruhet nga Ukraina, SHBA, BE, NATO dhe Rusia. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Moska është informuar për draftin, por mbetet e paqartë nëse do të kërkohet nënshkrimi i Vladimir Putinit.

Garancia e sigurisë pritet të ketë afat fillestar 10-vjeçar, me mundësi rinovimi.

Dy burime të Shtëpisë së Bardhë konfirmuan autenticitetin e dokumentit, duke sqaruar se ai duhet të diskutohet ende me partnerët evropianë dhe mund të pësojë ndryshime. Administrata Trump e konsideron këtë garanci një “fitore të madhe” për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe për sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

Megjithatë, Axios vëren se plani mund të nxisë kundërshtime nga mbështetësit e linjës “America First”, pasi do të angazhonte SHBA-të të mbronin ushtarakisht Ukrainën në rast të një konflikti të ri.

Drafti përcakton kornizën e një armëpushimi ndërmjet Ukrainës dhe Federatës Ruse, si dhe garanci sigurie të bazuara në parimet e Nenit 5 të NATO-s, të përshtatura për rrethanat aktuale.

SHBA konfirmon se çdo sulm i rëndësishëm rus përtej vijës së rënë dakord të armëpushimit do të trajtohet si kërcënim ndaj komunitetit transatlantik. Presidenti i SHBA-së, pas konsultimeve të menjëhershme me Ukrainën, NATO-n dhe partnerët evropianë, do të vendosë masat e nevojshme për rikthimin e sigurisë, të cilat mund të përfshijnë: përdorimin e forcës së armatosur, ndihmë inteligjence dhe logjistike dhe masa ekonomike dhe diplomatike.

NATO, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Poloninë dhe Finlandën, riafirmon se siguria e Ukrainës është pjesë integrale e stabilitetit evropian dhe angazhohet të veprojë në unitet me SHBA.

Korniza hyn në fuqi me nënshkrim dhe vlen për 10 vjet, e rinovueshme me marrëveshje të ndërsjellë. Zbatimi monitorohet nga një komitet i përbashkët europian-amerikan.

Dje u publikuan pikat një e nga një të planit amerikan që rrjedhën në platformën Nexta, duke iu referuar deputetit ukrainas Oleksiy Honcharenko. Dokumentet përshkruajnë një marrëveshje të gjerë armëpushimi që përfshin çështje territoriale, ushtarake dhe ekonomike.

Sipas Financial Times, Zelensky është nën presion për të nënshkruar marrëveshjen deri më 27 nëntor, Ditën e Falënderimeve në SHBA.

Pikat kryesore të marrëveshjes

1. Çështjet territoriale

  • Krimea, Donetsku dhe Luhansku (pra Donbasi) njihen de facto si pjesë e Rusisë.
  • Khersoni dhe Zaporizhia vendosen në status “të ngrirë”.
  • Krijohen zona të demilitarizuara nën kontroll rus de facto.
  • Të dyja palët zotohen të mos ndryshojnë kufijtë me anë të forcës.

2. Marrëveshjet ushtarake

  • NATO nuk do të vendosë trupa në Ukrainë.
  • Avionë luftarakë të NATO-s do të stacionohen në Poloni.
  • Krijohet një dialog sigurie SHBA–NATO–Rusi dhe një grup pune SHBA–Rusi.
  • Rusia merr përsipër detyrim ligjor për mos-sulm ndaj Ukrainës dhe Europës.

3. Masat ekonomike dhe rimëkëmbja e Ukrainës

  • SHBA dhe Europa nisin një program gjigant investimesh për rindërtimin e Ukrainës.
  • 100 miliardë dollarë nga asetet ruse të ngrira përdoren për rindërtimin e Ukrainës (SHBA merr 50% të përfitimeve).
  • Europa kontribuon edhe 100 miliardë dollarë shtesë.
  • Asetet e tjera të ngrira financojnë projekte të përbashkëta SHBA–Rusi.
  • Krijohet Fondi i Zhvillimit të Ukrainës.

4. Rusia

  • Sanksionet hiqen gradualisht.
  • Rusia kthehet në G8.
  • Forcohet bashkëpunimi ekonomik afatgjatë SHBA–Rusi.

5. Energjia

  • Centrali bërthamor i Zaporizhias operon nën mbikëqyrjen e IAEA; energjia ndahet 50-50 mes Ukrainës dhe Rusisë.
  • SHBA ndihmon në rikonstruksionin e infrastrukturës së gazit të Ukrainës.

6. Zbatimi dhe mbikëqyrja

  • Marrëveshja është juridikisht e detyrueshme.
  • Mbikëqyret nga “Këshilli i Paqes”, i drejtuar nga Donald Trump.
  • Çdo shkelje sjell sanksione.
  • Me nënshkrimin e marrëveshjes hyn menjëherë në fuqi armëpushimi dhe trupat tërhiqen në pozicionet e rëna dakord.

Çfarë fiton dhe çfarë humbet secila palë

Ukraina – Humbje dhe kufizime

  • Qëndron përgjithmonë jashtë NATO-s (e sanksionuar në Kushtetutë).
  • Forca të kufizuara të armatosura, pa status bërthamor.
  • Garanci sigurie nga SHBA, por me kushte.

Territorialiteti:

  • Krimea, Donetsku dhe Luhansku njihen de facto si rusë.
  • Khersoni dhe Zaporizhia mbeten “të ngrira” sipas status quo-së aktuale, humbje të reja territoriale për Kievin.
  • Krijohet një zonë e demilitarizuar nën kontroll rus de facto.

Rusia – Fitime

  • Siguri juridike për politikën e “mos-sulmit”.
  • Rikthim i ngadaltë në G8.
  • Heqje graduale e sanksioneve.

Fitimet për Kievin

  • 200 miliardë dollarë për rindërtim (përfshirë 100 mld nga asetet ruse të ngrira).
  • Rindezja e centralit të Zaporizhias me ndarje të barabartë të energjisë.
  • Investime të mëdha nga SHBA dhe BE dhe krijimi i Fondit të Zhvillimit.

Parashikohen gjithashtu:

  • Shkëmbim të burgosurish dhe kthimi i fëmijëve të rrëmbyer.
  • Zhvillim zgjedhjesh në Ukrainë 100 ditë pas nënshkrimit.
  • Amnisti e plotë për të gjithë të përfshirët në konflikt.
Tags: rusiashbaukraina

Nga Kategoria

Bota

Fitorja si fillim, thotë presidenti sirian një vit pas rrëzimit të regjimit të Asadit.

8 Dhjetor, 2025
Bota

Dënohet me burg shqiptari i përfshirë në një vjedhje në Belgjikë

8 Dhjetor, 2025
Bota

Njoftoni pilotin nga Zelandë e Re që kreu distilerinë e parë të gin-it në Makao

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Fitorja si fillim, thotë presidenti sirian një vit pas rrëzimit të regjimit të Asadit.

8 Dhjetor, 2025
E pazakonta në Brazil: tifozët e Gremios blejnë biletat e tifozëve të rivalëve të njohur për...

E pazakonta në Brazil: tifozët e Gremios blejnë biletat e tifozëve të rivalëve të njohur për…

8 Dhjetor, 2025

Dënohet me burg shqiptari i përfshirë në një vjedhje në Belgjikë

8 Dhjetor, 2025

Njoftoni pilotin nga Zelandë e Re që kreu distilerinë e parë të gin-it në Makao

8 Dhjetor, 2025
"Njerëzit e shtypur dhe të përulur", Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta për rinovimin e dinjitetit.

“Njerëzit e shtypur dhe të përulur”, Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta për rinovimin e dinjitetit.

8 Dhjetor, 2025
Aktorja turke njihet si një nga 10 aktoret më të bukura në botë për vitin 2025/2026.

Aktorja turke njihet si një nga 10 aktoret më të bukura në botë për vitin 2025/2026.

8 Dhjetor, 2025

1 në 4 fëmijë shkon në shkollë pa mëngjes, ISHP tregon rreziqet

8 Dhjetor, 2025
Pasojat e "jet lag"-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

Pasojat e “jet lag”-ut në Kupën e Botës me distancat më të gjata të udhëtimit ndonjëherë!

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.