• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Opozita nis të hënën “revolucionin”, Luciano Boçi zbulon detaje nga protesta përpara selisë së qeverisë

12 Nëntor, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike do të nisë ditën e hënë aksionin opozitar para selisë së qeverisë. Kreu demokrat dhe deputetë të opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ditën e hënë, më 17 nëntor, ora 18:00.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Luciano Boçi, nënkryetar i PD, zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi.

Ai shpjegon se kjo është një nismë që synon krijimin e një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët, në kushtet kur opozita, sipas tij, është e përjashtuar nga hapësirat parlamentare.

Lexo edhe:

E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

Boçi thekson se qëllimi përfundimtar i kësaj qëndrese është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie ekonomike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sa i përket analizës së Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, nënkryetari i PD tha se ajo nuk është një analizë humbjeje, por një vlerësim i mënyrës si është menaxhuar procesi zgjedhor në një sistem ku, sipas tij, është grabitur vullneti i qytetarëve.

INTERVISTA E PLOTË:

Dimë pra që protesta, ose kjo formë e re e protestës, nis të hënën. Do të jetë përpara selisë së qeverisë. Do të flasin aty deputetë dhe qytetarë. Cila është ecuria, dhe deri kur? Me arritjen e cilit objektiv përfundon kjo formë e re e qëndresës tuaj?

Boçi: Forma e re ka të bëjë me ndërtimin e një komunikimi sa politik, aq edhe parlamentar me qytetarët. Një komunikim i kërkuar dhe i munguar, për shkak të ngushtimit të hapësirave të opozitës në Parlament. Kjo është një nismë e një qëndrese më të gjatë, që patjetër duhet të ketë një dalje. Një dalje politike që lidhet me një dorëheqje, largim të Ramës dhe ngritjen e një qeverie ekonomike që e çon vendin në zgjedhje të parakohshme. Përderisa ne kemi nxjerrë fakte të mënyrës se si Rama ka grabitur vullnetin, përderisa kemi fakte si qeveriset në Shqipëri Qeveria u hyn shqiptarëve duke u hapur tashmë dhe derën e familjeve të tyre me ligje të pakonsultuara me publikun. U hyn në shtëpi edhe duke u hequr sigurinë e jetës, duke u nisur edhe nga ngjarja e fundit kriminale, që është e disata e ndodhur në të njëjtin format. Vrasje në vendet më të sigurta, më publike, siç është aeroporti, ikje e autorëve në drejtim të paditur, djegie e makinës. Ndërkohë, kjo polici që është shumë e egër me qytetarët, shfaqet aty në një mënyrë shumë miqësore me krimin. Kemi krim të fuzionuar me politikën dhe bashkë me Policinë e Shtetit. Rastet janë skandaloze, janë ulëritëse, dhe një dorëheqje nuk mjafton në këtë rast.

Partia Demokratike ka njoftuar që do të fillojë edhe analiza juaj për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, për humbjen e zgjedhjeve. Megjithatë, vëzhgues të ndryshëm, janë skeptikë nëse kjo analizë do të prodhojë diçka të re, sipas tyre gjithmonë. Sepse edhe në vitet e kaluara, kur janë bërë disa zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, ju të gjitha i keni humbur. Kjo analizë nuk është bërë, ose nuk ka prodhuar ndonjë rezultat pozitiv për partinë tuaj. Ju çfarë mendoni?

Boçi: Unë nuk e di çfarë presin analistët nga një analizë, por unë që jam politikan i brendshëm i Partisë Demokratike, di çfarë pres nga një analizë. Nuk është analizë humbje. Analiza ka të bëjë me mënyrën si është menaxhuar procesi zgjedhor, në kushtet kur Partia dhe Shteti janë bërë një. Partia dhe Shteti bëhen një kur jemi në një regjim ku s’ka votim. Mund të ketë procese, po nuk ka votë dhe vullnet qytetar. Ky vullnet është i grabitur në një formë apo tjetër, me grupe kriminale, me patronazhim politik dhe administrativ, me buxhete nga paratë e qytetarëve që disbursohen në momentet e votës për t’i marrë votën qytetarëve. Të gjitha këto kanë ndërtuar këtë skemë. Dhe në këtë mes ka një element, është organizimi i një partie opozitare në këto rrethana të mungesës së kushteve të demokracisë. Sigurisht, ne kemi rolin tonë dhe ne do ta evidentojmë këtë rol, si është luajtur ky rol dhe në çfarë lartësie ka qenë. Nuk e prodhojnë fitoren analizat e Partisë Demokratike. E prodhon respektimi i rregullave të sistemit zgjedhor dhe të sistemit demokratik. Në qoftë se këto rregulla do ishin solide, të forta, siç i ka BE-ja, ku ne po kërkojmë të futemi, atëherë vërtet do kishim një qasje tjetër.

Ka zëra që, edhe brenda Partisë Demokratike, thonë që PD-ja ka nevojë për një riorganizim të thellë. Ali Mehmeti është njëri prej tyre që ka disa ditë që është mjaft aktiv me këtë tezë të tij. Ju çfarë mendoni?

Boçi: Në çdo moment një parti ka nevojë për organizime, dhe riorganizimet janë të tilla që respektojnë anën statutore. Një herë në katër vite parashikohet jo më kot, sepse politika nuk është njësoj si elementët e tjerë, vjetërohet shpejt vetë si politikë, si tezë, si ide. Ka zgjedhje në një vend një herë në katër vite, sikurse ka zgjedhje brenda një partie një herë në katër vite, dhe prandaj riorganizimet janë periodike. Ne i kemi respektuar këto periodicitete të përcaktuara në Statut. Do ta respektojmë. Viti 2026 është viti i përfundimit të një mandati katërvjeçar. Askush të mos shqetësohet. Zoti Ali Mehmeti ka thënë idenë e tij të drejtë në përputhje me këtë periudhë që kërkon që PD-ja të hyjë në një proces. Në këtë proces do marrin pjesë të gjithë ata që propozohen nga demokratët, dhe fiton ai që merr më shumë vota nga vota e demokratëve, siç ka ndodhur katër vite më parë, ashtu siç mund të ndodhë edhe në këtë moment. Pra, këto procese nuk kanë munguar, dhe në momentin që bëhen këto riorganizime, ato përfshijnë në mënyrë kapilare edhe mënyrën si strukturohet PD-ja.

Tags: protesta

Nga Kategoria

Lajme

E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

24 Prill, 2026
Ekstra

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

24 Prill, 2026
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

24 Prill, 2026

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

24 Prill, 2026

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

24 Prill, 2026

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena

24 Prill, 2026

“Humb” Lefter Koka! SPAK kërkon ta rikthejë në qeli, asnjë gjurmë nga ish-ministri

24 Prill, 2026

SPAK kërkon ta rikthejë në qeli, “zhduket” Lefter Koka! Posta: Është larguar…

24 Prill, 2026

Këlliçi kërkon dorëheqjen e Hoxhës: Nuk mund ta mbuloni skandalin me mashtrime

24 Prill, 2026

Bernardo Silva drejt Real Madridit? Portugezi i ofrohet gjigantëve spanjollë

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.