• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Doktor Sinani nuk përmbahet! Ngacmon pacienten në Tiranë: Me praktikantet kemi bërë namin

6 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një matje tensioni pranë qendrës shëndetësore nr.10, ka nxjerrë zbuluar një mjek, doktor Sinanin, i cili më tepër se i dhënë pas profesionit, është pas pacienteve të tij, kur bëhet fjalë për vajza të reja, apo të divorcuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një qytetarë ka shkuar për të matur tensionin në farmaci, ku prezent ka qenë doktor Sinani, i cili është ofruar për t’i dhënë shërbimin e kërkuar, ndërsa më pas për ta ftuar në spital për të bërë kontrolle të mëtejshme shëndetësore. Në 3 vizita, doktori fillon të krijojë raporte personale me pacienten e më pas duke kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste. Rasti është denoncuar në emisionin investigativ ‘Stop’.

Qytetarja – Si jeni? Të të pyes, nëse mund të marr ndonjë gjë kështu, se po ndiej si këputje, si aritmi, se këtu po të shkosh te qendra për të bërë vizitë…

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Dr. Sinan M – Ta bëj unë vizitën, o goce, s’është problemi aty, se unë jam doktor, po mate njëherë tensionin ta shohim!

Qytetarja – Po ma bëre…!

Në vizitën e parë doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën.

Dr. Sinan M – Po mate tensionin njëherë!

Qytetarja – Ok!

Dr. Sinan M – Sa?

Farmacisti – 12, 8 e gjysmë.

Dr. Sinan M – Tani, këtë këputjen, e ke disa ditë?

Qytetarja – U bë nja dy, tre ditë.

Dr. Sinan M – Ju jeni gocë, jeni e martuar?

Qytetarja – Jam e ve.

Dr. Sinan M – S’ka gjë, s’të pyeta më gjatë. Nga ça rrethi vjen?

Qytetarja – Nga L***!

Dr. Sinan M – 10 me 7 e ke të ulët.

Qytetarja – Është i ulët?

Dr. Sinan M – Regjistroje pak emrin aty kësaj gocës! Vetëm ço të paktën, ço pak këtë këshu! Çoji më rrobat goce, se… Ulu aty, s’ka problem, se s’desha me të shtri! Çoji më rrobat mirë! Ça paske këshu? Si më rrike..! Për momentin, për momentin, nuk shikoj ndonjë gjë. Thjesht të ka ra tensioni. Nëqoftëse do ndihesh keq, po të jap numrin e telefonit edhe bjeri telefonit. Edhe po qe se ashtu, bëj një serum. Nëqoftëse ti ndihesh keq, edhe thuaj, përmend emrin tim. 69xxxxxx

Qytetarja – Doktor?

Dr. Sinan M – Sinani. Nji Sinan ka këtu.

Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.

Dr. Sinan M – Si jeni? Mirë? Të ka ra imuniteti. Do bësh një palë analiza gjaku. A do t’i bësh?

Qytetarja – Do i bëj, se…

Dr. Sinan M – Falas i ke! 12 me 9! Je një çikë frikacake. Shtrihu lart! Tani, sa vjeç ishe ti goce?

Qytetarja – XX!

Dr. Sinan M – XX. Ok! Tani ngjitu pak lart bëj edhe atë check up-in! Për 4 ditë të vijnë në e-Albania. Ti je në punë?

Qytetarja – Po! Po!

Dr. Sinan M – Prapë sot?

Qytetarja – Po në punë, nga puna u shkëputa.

Dr. Sinan M – Si je me problemet e menstruacionet e kështu gjërash?

Qytetarja – Të rregullta i kam pas.

Dr. Sinan M – Në kuptimin, flas, nuk ke pas ndonjë shqetësim, ndonjë diçka?

Qytetarja – Jo, s’është se kam vënë re ndonjë gjë.

Dr. Sinan M – Ngjitu lart aty vetëm me kartë identiteti! Thuaj jam me doktor Sinanin. Dakord? Mos e zgjat më muhabetin, jo kështu, jo ashtu!

Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur.

Qytetarja – Doktor!

Dr. Sinan M – Super korrekte. Të ishe vonu edhe pak…

Qytetarja – Jo, po ngaqë më the pas orës 2 edhe prandaj…

Dr. Sinan M – Kishe marrë…?

Qytetarja – Do flasim për check up-in apo jo? Jo! Jo! Prit njëherë! Po prit, o..!

Dr. Sinan M – Check up-i është ashtu… Tani unë do të them vetëm një diçka.

Dr. Sinan M – Tani, sa kohë ke, që je divorcuar?

Qytetarja – U bënë vite.

Dr. Sinan M – Unë, kur të ftoj, ti e di. Unë nuk të ftoj kot. Unë të ftoj plot. Thjesht, ti m’u duke si e pafajshme, në kuptimin tamam të fjalës. Kur fillove fole pastaj, kuptova, që je për mu. Ja për shembull, tani të ka filluar aritmia menjëherë.

Qytetarja – Doktor! Të lutem! Prit!

Dr. Sinan M – Jo! Jo! Jo, se do pres unë. Unë desha vetëm për aritminë, se të ka filluar pak rrahja e zemrës.

Qytetarja – Po ndoshta nga sikleti tani.

Dr. Sinan M – Hë më, se ça sikleti do kesh ti?! Unë e ti dhe dhoma. Një sekondë! Ulu pak këtu!

Qytetarja – Hë, jo, jo, s’ka gjë! Ja, se unë po ulem këtu!

Dr. Sinan M – Dakord! Atëherë ke një diçka domethënë…

Qytetarja – Po prit!Më lësho dorën!

Dr. Sinan M – Ke ndonjë lidhje?

Qytetarja – Ncuq!

Dr. Sinan M – Nuk ke?

Qytetarja – Jo!

Dr. Sinan M – Sa u skuqe më… Ç’pate?

Qytetarja – Po tani pata siklet. Nuk e di, se unë erdha për vizitën, thashë do flasim për vizitën, për check up-in, që më the, se s’kisha kohë.

Dr. Sinan M – Jo unë…Flasim pastaj, se check up-in e bëjmë nesër!

Qytetarja – Po sot?

Dr. Sinan M – Sot do e bëjmë, të marrësh veten dhe do ta bëjmë. Dëgjo ti je, je me një moshe, që e kuptojmë njëri-tjetrin. Besoj, që ti, nuk është se të ik gjë. Të ka ik gjë domethënë nga ajo pjesa? Nuk të ka ik gjë. Më përpara dhe mund të ketë rrëshket nai gjë.

Doktori i bën komente me përmbajtje erotike, e ngacmon fizikisht, i bën ftesa me nënkuptime seksuale dhe mundohet të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale.

Dr. Sinan M – Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës.

Dr.Sinan M – Ishin nja dy goca, të betohem, ishin shumë të reja. Ishin praktikante. Unë vetëm, ato të dyja. Po ju?

Dr.Sinan M – Praktikante. Po shumë mirë, ça viti jeni? – i thashë unë. A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti…

Pacientja – Të zuri halli ty, doktor?

Dr.Sinan M – Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe, dmth. Tani u qetësove, që t’i mas prapë të rrahurat?

Qytetarja – Hë, s’ka gjë e jemi mirë. Tani do shtrihem unë të vizitohem aty, apo ti tashi…?

Dr. Sinan M – A t’i heq pak kartelat?

Qytetarja – Jo! Jo! Tani, o doktor, tashi..!

Dr. Sinan M – Po mirë! Ulu pak, se s’ka nai gjë!

Qytetarja – Tani, këtu jemi në zyrë.

Dr. Sinan M – Zyrë vari lesht’, se zyrë shteti!

Qytetarja – Qendër shëndetësore!

Dr. Sinan M – Po ça qendër leshi?! Vetëm këtu, andej kemi këta… I kemi të monitorume.

Qytetarja – Tani të flasim për vizitën, se për vizitën erdha!

Dr. Sinan M – Unë dhe t’u afrova, për vizitën.

Qytetarja – Po ti m’u afrove, por ajo nuk është vizitë. Jo! Jo! Të lutem! Jo! Jo! Doktor! Jo!

Dr. Sinan M – Po më shtyn kështu!

Qytetarja – Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Normal, që po të shtyj. Normal, që po të shtyj. Hë, se dëgjohemi jashtë!

Dr. Sinan M – Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa…  vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje.

Qytetarja – Jo! Jo! Doktor, të lutem!

Doktori  – Mirë!

Në bisedat e mëtejshme doktori shfaq gjuhë të papërshtatshme, ofendon kolege femra dhe flet hapur për dëshira seksuale.

Dr. Sinan M – Mos ke qejf ndonjë kështu, gotë?

Qytetarja – Ça gote?

Dr. Sinan M – Pimë ndonjë duhan dhe pak raki!

Qytetarja – Eh, ç’na stresove doktor!

Dr. Sinan M – Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!

Qytetarja – Vij për vizitë e më thotë doktori, “dua të shkoj me ty”…

Dr. Sinan M – S’e ke bezdi ta heq pak. Zhvishu doktor! Ja, sa t’i fus çelësin derës! Do ta ngresh çikë?

Qytetarja – Jo! Unë piva, s’pi dot më. Jo! Jo! S’pi dot më!

Dr. Sinan M – Hë moj, se s’është ndonjë gjë ça…

Qytetarja – Nejse, se sot ke pi një çikë ti…

Dr. Sinan M – Jo! Piva, se të prita ty, me thonë të drejtën.

Qytetarja – O doktor! Të lutem! O doktor! Të lutem! Të lutem! Se po e mora situatën në dorë, do zhvishesh aty, ku je pastaj!

Dr. Sinan M – Normal, që do zhvishem!

Qytetarja – Jo! Jo! Ik te vendi jot! Dil, dil te vendi jot! Jo! Jo! Jo, jo, jo, jo, jo mor doktor..! Seriozisht e more?

Dr. Sinan M – Jo ti…

Qytetarja – Jo, jo doktor! Doktor, jo! Të lutem! Jo,jo,jo..!

Dr. Sinan M – Mirë! Ka ndonjë gjë? S’ka ndonjë gjë!

Doktor Sinani thotë se ka patur të dashur një infermiere, ndërsa me dy praktikante njëherësh ka kryer raport. Ai i ofron pacientes raki dhe duhan, i bën propozime seksuale të drejtpërdrejta dhe tenton ta prekë fizikisht.

Dr. Sinan M – Megjithatë dëgjo! Unë mendoj këshu!

Qytetarja- Hë!

Dr. Sinan M – Më mirë ta bëjmë! Mos e zgjat kot, sepse është më e këndshme ta bëjmë, se mos ta bëjmë!

Qytetarja – O doktor!

Dr. Sinan M – S’ka gjë edhe ato do i bëjmë. Megjithatë, tani unë ta kërkova. Tani më thuaj po, jo!

Qytetarja – Jo doktor, se s’kam ardhur për atë punë!

Dr. Sinan M – Jo sot moj! Hahahahha..! Hajt ta mat dhe njëherë tensionin! Fati im është, që të njofta! Pse ma çoi Zoti!

Qytetarja – Jo! Jo!

Dr. Sinan M – Jam i keq!

Qytetarja – I keq? Të lutem! Doktor të lutem! Tani më lësho, se më…! Tani, të lutem! A po e mat, apo s’po e mat tensionin tashi? Do ma heqësh këtë?

Dr. Sinan M – Po ti e din, që në fund hiqet ai…

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.