Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS-së ku po zhvillohet mbledhja me deputetët e Tiranës.
Në takim marrin pjesë edhe ish-deputetë që ishin angazhuar për zgjedhjet tashmë të anuluara, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese këtë të hënë.
Mbledhja, e cila ishte njoftuar për në orën 19:00, vjen vetëm pak orë pas takimit që Rama zhvilloi me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së.










