Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimet për të akuzuarit e përfshirë në dosjen e vjedhjeve në Bashkinë e Tiranë, që njihet edhe si dosja “5D”, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Debora Keçi, ish-drejtoreshë e klubit shumë-sportesh Tirana, në lidhje me një tender për rehabilitimin e një palestre
Konkretisht, sipas SPAK-ut, rezulton se në vitin 2020, e pandehura Deborah Keçi nën drejtimin e “Klubit Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë krijuar për “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në një tender që ka të beje me rikonstruksionin e një palestre.
Konkretisht, Gjykata vendosi:

Debora Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg pezullim dhe shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. 5 vite jashtë funksioneve publike.
Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj dhe pezullohet pune në interes publik pa shpërblim 60 orë dhe puna të mbyllet brenda 6 muajsh.
Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfunimisht 6 muaj burg, pezullim i dënimit me burg. 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.
Etion Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim të dënimit me burg, 60 orë punë në interes publik të përmbushet brenda 6 muajsh.
Dosja ndaj të akuzuarve

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, është provuar fakti se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakortësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.
Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qënë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), si dhe me të pandehurin Kristo Zhulati në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar në datën 01.10.2019.