• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

44-vjeçari shokohet kur mëson se ka jetuar me gjysmën e trurit

9 Mars, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Një 44-vjeçar ka zbuluar se kishte jetuar vetëm me gjysmën e trurit pas një vizite te mjeku. Personi identiteti i të cilit mbetet anonim është nga jugu i Francës raportojnë mediat. Ai filloi të ndjejë një dhimbje të lehtë dhe dobësi në këmbë për rreth dy javë, gjë që e shtyu të shkojë te mjeku.

Më shumë se një e treta e amerikanëve vuajnë nga një formë dhimbjeje në këmbë, e cila zakonisht është për shkak të tendosjes së muskujve, artritit ose shkaqeve më të vështira për t’u identifikuar, si problemet vaskulare.

Pasi mjekët përjashtuan këto shkaqe të zakonshme fizike, u shqetësuan se mund të ishte për shkak të një gjendjeje neurologjike.

Lexo edhe:

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

Muaji i qershive, cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

Edhe pse nuk shfaqte anomali të dukshme në historinë e tij mjekësore, ata vunë re se ai kishte bërë një operacion shunt kur ishte gjashtë muajsh. Një operacion shunt-përfshin implantimin e një tubi të hollë në tru për të larguar lëngun e tepërt në një pjesë tjetër të trupit, u krye pasi ai kishte një grumbullim të tepërt të lëngjeve në tru, por nuk u identifikua asnjë shkak.

Pasi mjekët kryen skanime CT dhe MRI të kokës së tij, ata u tronditën kur gjetën një xhep të madh lëngu ku duhej të ishte truri i tij. Në skanimet e ndara me revistën mjekësore The Lancet, pjesa kryesore e zonës së trurit të burrit duket e zezë, duke treguar se ku ishte grumbullimi i lëngjeve.

Sipas historikut shëndetësor, kur ishte 6-muajsh, pacienti i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje që t’i vendosej një pajisje për të marrë lëngun e tepërt nga truri dhe për ta zhvendosur drejt zemrës. Shkaku i kësaj nuk ishte identifikuar.

Në moshën 14-vjeçare, ai vuante nga kontrolli i dobët i muskujve (ataxia) dhe humbja e pjesshme e  fquisë muskulore (paresis) në këmbën e majtë. Pajisja që i ishte vendosur u përshtat në pozicionin e duhur dhe kjo ia zhduku simptomat. Përsëritja e tyre i bëri mjekët të përcaktonin se ai vuan nga një lloj hidrocefalusi që shkaktohet nga bllokimi i një prej rrugëve kryresore të trurit.

Mjekët thanë se s’kishin parë ndonjëherë një rast të tillë dhe me  gjasë, ai është lindur kështu. Zhvillimi i tij neurologjik dhe historiku shëndetësor janë krejtësisht normalë.Koeficienti i inteligjencës rezultoi 75 që është pragu i fashës “normale”. Megjithatë, ai nuk ka asnjë problem, është i martuar, baba i dy fëmijëve dhe punonjës civil.

Duke komentuar rastin, Lionel Feuillet, një neurolog në Universitetin Mesdhetar në Marsejë, tha, “Ne ishim shumë të befasuar kur shikuam për herë të parë skanimin CT. Truri ishte shumë, shumë më i vogël se normalja. Ky rast është unik për njohuritë tona.”

Dr. Feuillet tha se problemet me këmbën e tij të majtë ishin një simptomë neurologjike e gjendjes së trurit të burrit.

Në SHBA, hidrocefalusi ose ‘uji në tru’ prek një në çdo 770 foshnja, duke e bërë atë po aq të zakonshme sa sindroma Doën dhe më e zakonshme se spina bifida ose tumoret e trurit.

Gjendja është më zakonshme si tek foshnjat ashtu edhe tek të rriturit e moshuar mund të jetë asimptomatike, gjë që shpjegon pse burri kaloi për vite pa vënë re një ndikim në shëndetin e tij.

Disa nga simptomat e zakonshme, përfshijnë dhimbje koke, nauze dhe të vjella, vështirësi në ecje, probleme me shikimin, probleme me kujtesën, dhe konvulsione.

Trajtimi është kirurgjia shunt dhe nëse nuk trajtohet, hidrocefalusi mund të jetë fatal për shkak të rritjes së presionit që kompreson trungun e trurit, i cili është përgjegjës për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes. Prognoza e një pacienti pas operacionit varet nga mosha dhe shëndeti i tyre i përgjithshëm.

Pas trajtimit, burri u shërua plotësisht edhe pse skanimet e mëvonshme nuk treguan asnjë ndryshim në madhësinë e trurit të tij./Dailymail

Nga Kategoria

Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

7 Qershor, 2025
Shëndeti

Muaji i qershive, cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

7 Qershor, 2025
Shëndeti

Si të menaxhosh stresin gjatë periudhave të ngarkuara

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Trondit Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

8 Qershor, 2025

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

8 Qershor, 2025

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

8 Qershor, 2025

“Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”, Silvinjo pas barazimit: Manajn e caktova unë për penalltinë, Adrian Bajrami po më çmend

8 Qershor, 2025

Mbyllet me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025

Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, e përqafon Laçi

7 Qershor, 2025

Mbyllet 0-0 pjesa e parë! Manaj humb penalltinë në fund

7 Qershor, 2025

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.