Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Victor Boniface, ishte gati për t’u martuar me norvegjezen Rikke Ermine, por dasma është anuluar pas një keqkuptimi epik.
Ermine ka menduar që, duke u martuar, ajo do të merrte gjysmën e pasurisë së Boniface në rast divorci, por ja që planet e saj kanë qenë të gabuara.
Boniface, në fakt, nuk zotëron asgjë vetë me emrin e tij. Të gjitha asetet e tij janë në emrin e nënës së tij. Sapo ka mësuar këtë informacion, Ermine i ka dhënë fund lidhjes 4-vjecare.