• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 14 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

11 maji/ KQZ vulos nesër ndarjen e mandateve për 4 qarqe! Kolegji rrëzon PD dhe për 3 qarqe, i hap rrugë certifikimit të zgjedhjeve

24 Qershor, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Saga e zgjedhjeve të 11 majit, do të përfundojë të mërkurën në KQZ për 4 qarqe. Pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në Kukës, Gjirokastër, Korçë e Lezhë, Ilirjan Celibashi pritet të shpërndajë mandatet.

Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të martë ankimimet e PD-së për Shkodrën, Dibrën dhe Beratin duke thënë se në zgjedhje nuk ka pavlefshmëri dhe ato nuk përsëriten. Për Vlorën, trupa e gjyqtarëve do të vendosë më 26 Qershor.

Kështu, Kolegji i hap rrugën ndarjes së mandateve nga Ilirjan Celibashi edhe për këto qarqe duke çimentuar përfundimisht rezultatin e 11 majit.

Lexo edhe:

Zjarret në vend, policia: Janë kapur 137 persna, mes tyre blegtorë dhe fermerë

Zjarret përvëlojnë Europën dhe Ballkanin, situata më e rënduar në Greqi dhe Spanjë

Më e gjatë rruga e shpërndarjes së mandateve, që është hapi i fundit që KQZ të certifikojë zgjedhjet duket për 4 qarqet e tjera ku me kërkesë të PD është vendosur hapja e  kutive të votimit.

Për Elbasanin, verifikimi i fletëve të votimit është mbyllur, ndërsa në pallatin e Sportit Fahrie Hoti vijon të numërohet Tirana. Numërimi i më shumë se gjysmës së kutive , po nxjerr në pah gabime të vogla, që nuk ndikojnë te mandatet. Por po prodhon pakënaqësi edhe të kandidatëve. Erion Braçe shkruajti se standardi i vendosur nga KAS për të hequr çdo votë që nuk ka x ose plus brenda kuadratit të bardhë, është turp.

 “Janë vota të pastra që KAS po i kthen në të pavlefshme! As ia kam marrë kujt, e as ia kam vjedhur kujt! Është votë ku është shprehur qartë vullneti i votuesit! Nuk di se si e kanë planin, kujt KAS po kërkon t’ia heqë këto vota, pra kujt do t’ia marrë mandatin, por ky është turp”, shkruajti Braçe.

Sqarimin e dha anëtari i KAS, Koli Bele. Pas Tiranës, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” do të rinumërohen edhe kutitë e Fierit e pjesërisht të Durrësit, të cilat me gjasë ashtu si Tirana do të nxjerrin në pah vetëm gabime njerëzore dhe jo masakrën e pretenduar të demokratëve. Këta të fundit, janë ende në kërkim të saj, pasi këtë të martë kërkoi nga KQZ edhe pamjet e magazinës ku ajo ka grumbulluar kutitë e votimit në prag të zgjedhjeve. /reporttv

Tags: kolegji zgjedhorkqzzgjedhje

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarret në vend, policia: Janë kapur 137 persna, mes tyre blegtorë dhe fermerë

14 Gusht, 2025
Aktualitet

Zjarret përvëlojnë Europën dhe Ballkanin, situata më e rënduar në Greqi dhe Spanjë

14 Gusht, 2025
Aktualitet

Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

14 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zjarret në vend, policia: Janë kapur 137 persna, mes tyre blegtorë dhe fermerë

14 Gusht, 2025

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

14 Gusht, 2025

Zjarret përvëlojnë Europën dhe Ballkanin, situata më e rënduar në Greqi dhe Spanjë

14 Gusht, 2025

Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

14 Gusht, 2025

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

14 Gusht, 2025

Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Edhe Europa po digjet

14 Gusht, 2025

Këmbimi valutor 14 gusht/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

14 Gusht, 2025

Reshje në zonat malore, si do të jetë moti ditën e sotme

14 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.