Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Michael Carrick si trajner të parë të ekipit, detyrë që ai do ta mbajë deri në përfundim të sezonit 2025/26.
Carrick është një nga figurat më të njohura në historinë moderne të klubit. Gjatë karrierës si lojtar, ai zhvilloi 464 ndeshje me fanellën e “Djajve të Kuq”, duke fituar pesë tituj të Premier League, një FA Cup, dy League Cups, si dhe trofetë e UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe FIFA Club World Cup.
Pas tërheqjes nga futbolli aktiv në vitin 2018, Carrick iu bashkua stafit teknik të ekipit të parë, ku punoi nën drejtimin e Jose Mourinho dhe më pas Ole Gunnar Solskjaer. Pas largimit të Solskjaer, ai mori përkohësisht drejtimin e skuadrës si trajner interim.
Përpara rikthimit në “Old Trafford”, ish-lojtari i Anglisë drejtoi Middlesbrough për rreth dy vjet e gjysmë, që nga tetori i vitit 2022, duke fituar përvojë të vlefshme në rolin e trajnerit kryesor.











