Zvicra ka deklaruar se do të vendos një mur mbrojtës ndaj dronëve, si një mjet sigurie të shtuar për vendin e saj. Zvicra, e cila ka pasur tradicionalisht ka një pozicion neutral ushtarak, ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian apo e NATO-s, po kërkon të mbrohet nga dronët më shpejt të jetë e mundur. Ushtria zvicerian tha sëe është e domosdodhme të merren masa të tilla, në mënyrë që të këtë një system mbrojtës nfaj armiqëve.
“Ushtria aktualisht nuk ka mjete mbrojtjeje kundër mikrodronëve, minidronëve dhe dronëve të vegjël. Rezultatet pozitive të këtij testi, të kombinuara me rritjen e incidenteve me dronë, e shtynë ushtrinë të autorizojë Zyrën Federale të Armatimeve për të blerë këtë sistem si përparësi dhe kështu të forcojë mbrojtjen e trupave, infrastrukturës dhe pajisjeve të forcave të armatosura”, tha zëdhënsia e ushtrisë zviceriane.
Mediat e huaj shkruan se lëvizja e Zvicrës vjen paralelisht me atë të Bashkimit Evropian, i cili po diskuton krijimin e një muri kundër dronëve kryesisht në kufirin lindor të BE-së, por edhe në jug. Zëdhënsia tha se këtë vit ushtria zviceriane ka zbuluar vazhimisht dronë pranë zonave të stërvitjes ushtarake.
“Këtë vit, ushtria zvicerane ka zbuluar vazhdimisht minidronë mbi instalime ushtarake ose pranë zonave të stërvitjes ushtarake përtej zonave të stërvitjes”, tha zëdhënësja.







