• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 27 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Zjarri në fabrikën në Greqi, gjendet edhe trupi i pestë i punëtores që humbi jetën mes flakëve

27 Janar, 2026
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

U gjet në orët e para të mëngjesit të së martës trupi i pajetë i gruas së pestë, e cila rezultonte e zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm dhe zjarrit që përfshiu një ditë më parë fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë. Viktima u lokalizua pranë trupave të tre grave të tjera që ishin gjetur më herët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me gjetjen e trupit të fundit, bilanci i tragjedisë është rënduar në pesë punonjëse të vdekura.

Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak para orës 04:00, kur një shpërthim i fortë u pasua nga zjarr masiv në një nga repartet e fabrikës së biskotave “Violanta”. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e madhe e godinës u shemb, duke lënë të bllokuara brenda pesë gra.

Lexo edhe:

Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë: Punonjësit qëndrojnë në godinë dhe kërkojnë mbështetje nga politikanët dhe deputetët.

“Mu errësuan sytë”, plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e babait: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më shpërfillte dhe injoronte

Në momentin e ngjarjes, në fabrikë ndodheshin 13 punonjëse. Tetë prej tyre arritën të largoheshin në kohë dhe të shpëtonin, ndërsa pesë të tjera u shpallën të zhdukura dhe nisën menjëherë kërkimet.

Gjatë ditës së hënë, forcat e Zjarrfikëses dhe të EMAK-ut, me ndihmën e mjeteve të rënda, gjetën trupat e pajetë të katër grave. Kërkimet vijuan gjatë natës dhe në orët e para të së martës u lokalizua edhe trupi i viktimës së pestë.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet greke po hetojnë të gjitha pistat. Në vendngjarje ka mbërritur Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Zjarrvënies (DAEE), e cila po merr dëshmi nga punonjëset që i mbijetuan ngjarjes.

Gjithashtu, nga Athina janë caktuar dy grupe ekspertësh, përfshirë një inxhinier elektrik, një inxhinier kimik dhe një piroteknik, për të analizuar shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua edhe në fshatrat përreth, duke shkaktuar panik dhe tronditje në të gjithë zonën. Familjarët e viktimave u mblodhën pranë fabrikës për të marrë informacion mbi fatin e të afërmeve të tyre.

Kompania “Violanta” shprehu publikisht dhimbjen e thellë për humbjen e punonjëseve dhe u zotua të mbështesë familjet e viktimave.

Sipas mediave greke, tre prej viktimave, Vasiliki, Elena dhe Stavrula, ndodheshin në repartin e prodhimit në momentin e shpërthimit. Vetëm pak orë përpara tragjedisë, ato kishin marrë pjesë së bashku në ceremoninë e prerjes së pites së Vitit të Ri të organizuar nga kompania.

Tags: fabrikegreqizjarr

Nga Kategoria

Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë: Punonjësit qëndrojnë në godinë dhe kërkojnë mbështetje nga politikanët dhe deputetët.
Lajme

Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë: Punonjësit qëndrojnë në godinë dhe kërkojnë mbështetje nga politikanët dhe deputetët.

27 Janar, 2026
Kryesore

“Mu errësuan sytë”, plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e babait: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më shpërfillte dhe injoronte

27 Janar, 2026
Lajme

PAMJE TË RËNDA! I riu në Yzberisht rrihet brutalisht në hyrjen e një pallati, dy shtetas i vendosin shkelmin në fyt dhe e lenë pa ndjenja në mes të rrugës

27 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Adriano, mashtron nënën me IA, reakson ‘Perandori’: Do të vij dhe do të të kërkoj.

Adriano, mashtron nënën me IA, reakson ‘Perandori’: Do të vij dhe do të të kërkoj.

27 Janar, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë: Punonjësit qëndrojnë në godinë dhe kërkojnë mbështetje nga politikanët dhe deputetët.

Transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë: Punonjësit qëndrojnë në godinë dhe kërkojnë mbështetje nga politikanët dhe deputetët.

27 Janar, 2026

“Mu errësuan sytë”, plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e babait: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më shpërfillte dhe injoronte

27 Janar, 2026

Trashëgimia: Rënia befasuese e ‘djaloshit të budallë’ David Beckham pas daljes shkatërruese të Anglisë nga Kupa e Botës ’98 – dhe se si ai u rikthye për të u bërë thesari i kombit.

27 Janar, 2026

Zjarrfikësit në Australi përballen me zjarrvënie në nivel emergjence

27 Janar, 2026
Video: Tallja e Starmer ndaj Macron - Ai kishte syze të errëta dhe fliste frëngjisht

Video: Tallja e Starmer ndaj Macron – Ai kishte syze të errëta dhe fliste frëngjisht

27 Janar, 2026

Gjykata në Japoni urdhëron kompensim për migrantët e joshur në Korein e Veriut.

27 Janar, 2026
Mediat: Trump ka në plan të sulmojë zyrtarët e lartë iranianë brenda kësaj jave

Mediat: Trump ka në plan të sulmojë zyrtarët e lartë iranianë brenda kësaj jave

27 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In