Zjarri në Delvinë ka dalë jashtë kontrollit, teksa pas shkrumbimit të dhjetërave hektarëve, disa persona kanë mbetur të lënduar nga flakët.
Deri tani 5 persona janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës së Delvinës, ku janë trajtuar për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara si pasojë e asfiksimit.
Dy raste u dërguan drejt spitalit të Sarandës.Ndësa sa i përket dëmeve nga zjarri, flakët të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit, një monument kulture i kategorisë së parë.
Për frenimin e përhapjes së flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së enjte.
Ndërsa pas urdhrit të autoriteteve nisen evakuimet e fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz të Bashkisë Delvinë, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të tëra toke, shtëpi e madje dhe një kishë shekullore.