Mbrëmjen e sotme, një zjarr i papritur përfshiu ambientet e jashtme të një biznesi në pedonalen qendrore të Shkodrës, duke krijuar panik mes qytetarëve që po shëtisnin në zemër të qytetit, të zbukuruar me dekorime festive për fundvit.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar jo vetëm lokalit, por edhe dekorimet e afërta dhe të pranishmit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu në pjesën e jashtme të lokalit. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet janë në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar shkaqet e incidentit.










