Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Pashalimanit në Orikum.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset nga Vlora, të ndihmuara edhe nga forca dhe mjete nga Himara.
Për momentin nuk ka rrezik për banesat, por era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve që po djegin shkurre, ferra dhe dru, vteksa po e vështirëson edhe punën e zjarrfikësve.
Forcat në terren po punojnë për ta mbajtur zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e nisjes së flakëve, teksa më shumë detaje priten në vijim.










