Zjarr i madh në një fabrikë pranë Torinos, tymi i zi mbulon zonën
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë uzinën Euro Stamp në Pianezza, afër Torinos, duke shkaktuar ngritjen e një reje të madhe tymi të zi dhe të dendur, e dukshme deri në qendër të qytetit.
Kompania, e cila merret me projektimin dhe prodhimin e parakolpëve dhe grilave për makina, ka pësuar dëme të mëdha në një magazinë ku raportohet se ndodheshin edhe substanca të rrezikshme.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të mbyllur nëpër banesa dhe të shmangin zonën përreth.