• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zgjerohet konflikti, Irani godet disa qytete të Lindjes së Mesme, kundërpërgjigjet Izraeli! Teherani refuzon negociatat me SHBA

2 Mars, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një valë e re sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani u raportua gjatë orëve të fundit në disa qytete të Lindjes së Mesme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas raportimeve të agjencive Reuters dhe AFP, kryeqytetet Doha dhe Manama, respektivisht në Katar dhe Bahrejn, si dhe Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Erbili në Rajonin Kurd të Irakut, u goditën nga sulmet e reja ajrore.

Banorët raportuan shpërthime të fuqishme dhe sirena alarmi.

Lexo edhe:

Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

Dalin pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait

Nuk është ende qartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga goditjet direkte të raketave dhe dronëve, apo nga ndërhyrja e sistemeve të mbrojtjes ajrore që i kanë goditur dhe shkatërruar ato.

Izraeli njoftoi se ushtria e tij ka goditur objektiva të lëvizjes Hezbollah në Liban, pasi ky grup militant, i mbështetur nga Irani, mori përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe dronë në veri të Izraelit.

Izraeli tha se, “në përgjigje të sulmeve me predha nga Hezbollahu ndaj shtetit izraelit”, forcat e tij “kanë filluar të godasin objektiva të organizatës terroriste Hezbollah në të gjithë Libanin”.

Detajet mbeten të pakta, por dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime në periferitë jugore të Bejrutit, bastion i Hezbollahut.

SHBA-ja dhe aleatët arabë dënojnë ashpër sulmet iraniane

Me një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Bahrejni, Jordania, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan fuqishëm “sulmet e papërgjegjshme me raketa dhe dronë të Iranit ndaj territoreve sovrane në rajon”.

“Këto sulme pa bazë shënjestruan territore sovrane, rrezikuan popullsinë civile dhe dëmtuan infrastrukturën civile”, thuhet në deklaratë.

Më herët, edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i udhëhequr nga Arabia Saudite, dënoi Teheranin për sulmet ndaj shteteve anëtare dhe theksoi “të drejtën për të reaguar” ndaj këtyre veprimeve.

Ky këshill përfshin: Arabinë Saudite, Katarin, Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Kuvajtin.

Deklarata e përbashkët e Uashingtonit dhe aleatëve të tij arabë thekson se veprimet e Iranit “paraqesin një përshkallëzim të rrezikshëm, që shkel sovranitetin e shteteve të shumta dhe kërcënon stabilitetin rajonal. Shënjestrimi i civilëve dhe vendeve që nuk janë të përfshira në konflikte, është sjellje e papërgjegjshme dhe destabilizuese”.

Irani refuzon negociatat me SHBA-në

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

Nga Kategoria

Kryesore

Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

2 Mars, 2026
Bota

Dalin pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait

2 Mars, 2026
Aktualitet

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot do të bëhet një shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

2 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

2 Mars, 2026

Dalin pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait

2 Mars, 2026

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot do të bëhet një shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

2 Mars, 2026

E dënuar me 10 vite burg në Gjermani për trafik droge, arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

2 Mars, 2026

Sulmet izraelite në Liban vrasin 31 persona, ushtria: Duhet të përgatitemi për disa ditë luftime

2 Mars, 2026

Shqipëria zbrazet nga të rinjtë: 62% e emigrantëve në 2024 nën 35 vjeç

2 Mars, 2026

Zgjerohet konflikti, Irani godet disa qytete të Lindjes së Mesme, kundërpërgjigjet Izraeli! Teherani refuzon negociatat me SHBA

2 Mars, 2026

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj “kokë-poshtë”

2 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.