• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zgjedhjet/ Policia e Shtetit me plan masash: Mbi 5 mijë punonjës policie do angazhohen për ruajtjen e subjeteve zgjedhore

9 Maj, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 5 mijë punonjës policie do angazhohen për ruajtjen e subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Polica e Shtetit tashmë ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti.

Policia bënë me dije se janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ dhe 5225 Qendra Votimi.

Lexo edhe:

Arsenali ruan formën e shkëlqyer dhe e mposht Interin në Ligën e Kampionëve

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, 600,000 banorë kanë braktisur Kievin që nga 9 janari

Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë. Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar.

Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara me ruajtjen e objekteve që do shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuar me shërbim. Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00′, njoftoi Policia e Shtetit.

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore. Më datë 11.05.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Sipas policicsë, janë referuar në Prokurorinë e Përgjithshëm dhe në SPAK 37 raste për krime zgjedhore.

‘Strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, të ngritura për hetimin e krimeve zgjedhore, si rezultat i vlerësimit dhe analizës së çdo informacioni, indicieje, kallëzimi apo deklarimi të çdo qytetari, përfaqësuesi të subjekteve zgjedhore apo kandidati, me qëllim sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vënien e autorëve para drejtësisë, kanë referuar në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në SPAK, 37 raste për krime zgjedhore’, njoftoi sot policia.

Po ashtu, policia ka apeluar për qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, për çdo rast të cenimit të ligjit. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të plotë të të gjithë territorit të vendit, pikat doganore dhe kontrollet në kufirin jeshil dhe blu, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të zbatojnë me korrektesë kufizimet e lëvizjes në rrugët e bëra publike dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, për problematikat dhe nevojat që mund të kenë për të qarkulluar.

Në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, u trajnuan 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore. Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Nga Kategoria

Arsenali ruan formën e shkëlqyer dhe e mposht Interin në Ligën e Kampionëve
Aktualitet

Arsenali ruan formën e shkëlqyer dhe e mposht Interin në Ligën e Kampionëve

20 Janar, 2026
Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, 600,000 banorë kanë braktisur Kievin që nga 9 janari
Kryesore

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, 600,000 banorë kanë braktisur Kievin që nga 9 janari

20 Janar, 2026
Bota

BE detyron heqjen e qeseve të ketchup-it dhe majonezës nga restorantet dhe fast food-et

20 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tottenham 2-0 Dortmund: Frank merr frymë, fitore jetike në Champions

20 Janar, 2026

Sporting 2-1 PSG: Gabimet e portierit i kushtojnë kampionëve një humbje shoku në Lisbonë

20 Janar, 2026

Nga fishkëllimat te duartrokitjet: Vinicius Jr. udhëheq Real Madridin në fitoren 6-1 ndaj Monacos

20 Janar, 2026
Arsenali ruan formën e shkëlqyer dhe e mposht Interin në Ligën e Kampionëve

Arsenali ruan formën e shkëlqyer dhe e mposht Interin në Ligën e Kampionëve

20 Janar, 2026

Arsenal i pamposhtur: Inter bie në “San Siro” dhe del nga Top 8 për herë të parë

20 Janar, 2026
Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, 600,000 banorë kanë braktisur Kievin që nga 9 janari

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, 600,000 banorë kanë braktisur Kievin që nga 9 janari

20 Janar, 2026

BE detyron heqjen e qeseve të ketchup-it dhe majonezës nga restorantet dhe fast food-et

20 Janar, 2026
Liga e Kampionëve, Jose Mourinho: Juventus? Duhet të fitojmë, por e dimë se ku dhe ndaj kujt jemi duke luajtur.

Liga e Kampionëve, Jose Mourinho: Juventus? Duhet të fitojmë, por e dimë se ku dhe ndaj kujt jemi duke luajtur

20 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.