Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi bindhsëm zgjedhjet e parakohëshme të 28 dhjetorit me rreth 50 % të votave.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, pas rezultatit ka uruar kryeministrin Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson fitoren domethënëse dhe uron që mandati të kthehet në mbarësi për Kosovën.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama.
E përllogaritur në mandate, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 56 deputetë, PDK 23, LDK 15, AAK 6, Lista Serbe 10 dhe pakicat e tjera jo serbe gjithashtu 10.
Rezultati përfundimar do të bëhet i ditur pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht. Sa i takon pjesëmarrjes, dalja në këto zgjedhje ishte 44. 99 %, më e lartë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.










