Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë. Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme ndërsa në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Në 12 maj në mesditë, një ditë pas zgjedhjeve, pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.
Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.