Krenari, guxim, forcë, përgatitje. Forcat RENEA u shfaqën në Top Story në pamje të patransmetuara më parë nga stërvitjet intensive.
Një vështrim nga brenda në disiplinën, sakrificën dhe stërvitjen që i mban këta efektivë gjithmonë gati për mision.
Komandanti i njësisë së snajperave rrëfeu në intervistën me Grida Dumën sesi stërviten snajperistët e RENEA-s.
“Seksioni special i snajperave në RENEA ka në përdorim dy nga sistemet e snajperave më të mira në botë, ku përfshihen kalibra që mbulojnë rreze veprimesh deri në 1.200 m. Përpiqemi të realizojmë një spektër të plotë të veprimeve në mbështetje të efektivëve deri në finalizimin e operacioneve. Aktualisht trajnimi është i vazhdueshëm, përfshihen njohje balistike, qitje me armë zjarri. Përpiqemi që gjatë gjithë vitit një punonjës snajperave të ketë 700 fishekë për një person si provë që të ruajë parametrat e tij. Kjo është e kosto e madhe, sepse një fishek snajperi ka koston 26 euro. Parametrat janë shumë të mirë.”
“Zero ndjeshmëri, detyra është të mbarojmë detyrën me sukses” – u shpreh një snajperist.











