Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar në një intervistë se rreth 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në fushën e betejës që nga fillimi i luftës me Rusinë.
“Numri zyrtar i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës, qoftë profesionistë apo të rekrutuar është 55,000”, tha Zelensky.
Ai shtoi gjithashtu se, përveç viktimave të konfirmuara, një “numër i madh njerëzish” konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.











