• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 18 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zelensky: Ukraina nuk do ta humbasë luftën kundër Rusisë

24 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë të Ukrainës tha se shteti i tij “nuk do të humbë” luftën kundër Moskës, teksa forcat ruse po bëjnë përparime në fushëbetejë dhe në kohën kur po bëhen përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Ukraina ende nuk ka fituar, por me siguri nuk do të humbasë”, tha Zelensky gjatë adresimit drejtuar kombit më 24 gusht.

Presidenti ukrainas shtoi se pavarësisht se pjesë të shtetit të tij aktualisht janë të okupuara nga forcat ruse, ka “vetëm një Ukrainë” dhe “ne duhet të jemi së bashku si një familje”.

Lexo edhe:

Arrestohet në Meksikë një nga 10 personat më të kërkuar të FBI

Trump vendosi tarifa, BE mbledh me urgjencë ambasadorët

Zelensky iu referua diplomacisë me Rusinë, në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po përsërit thirrjet për bisedime të paqes në mënyrë që t’i jepet fund luftës.

“Ukraina kurrë nuk do të pranojë sërish poshtërimin për atë që rusët e quajnë ‘kompromis’”, tha ai. “Ne na duhet një paqe e drejtë në të cilën ne do të vendosim për të ardhmen tonë”.

Më 24 gusht, Ukraina po shënon ditën e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, teksa vendi po përballet me një realitet të ri si në fushëbetejë ashtu edhe jashtë saj.

Rusia tha më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, ndërsa ushtria e Ukrainës bëri të ditur se forcat e saj kishin rimarrë një vendbanim në skajin perëndimor të rajonit Dnipropetrovskut. Moska gjithashtu njoftoi se kishte shuar një zjarr në një central bërthamor në rajonin perëndimor Kursk, pasi mbrojtja ajrore ruse pretendoi se kishte rrëzuar një dron ukrainas.

Këtë muaj po ashtu ka pasur përpjekje intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftës, përfshirë një samit të profilit të lartë mes Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Alaskë.

Pas kësaj u zhvilluan bisedime në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit, Zelenskyt dhe udhëheqësve evropianë.

Trump ka paralajmëruar një takim të mundshëm mes Zelenskyt dhe Putinit, por një takim i tillë ende nuk ka ndodhur. Udhëheqësi amerikan ka thënë se do të presë dy javë për të parë se çfarë do të ndodhë dhe më pas do të vendosë për hapat e radhës, që mund të përfshijnë edhe sanksione të reja ndaj Rusisë./ REL

Nga Kategoria

Bota

Arrestohet në Meksikë një nga 10 personat më të kërkuar të FBI

18 Janar, 2026
Bota

Trump vendosi tarifa, BE mbledh me urgjencë ambasadorët

18 Janar, 2026
Bota

Khamenei pranon vrasjen e protestuesve: Fajin e ka Trump

18 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

18 Janar, 2026

Arrestohet në Meksikë një nga 10 personat më të kërkuar të FBI

18 Janar, 2026
09:30

‘Furnizonte’ Fierin me kanabis, arrestohet pas gjashtë muajsh hetimesh 31-vjeçari

Operacionet e policisë ndaj shpërndarjes së narkotikëve vazhdojnë. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me ndihmën e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, finalizuan operacionin e koduar “Target”. Hetimi zgjati për gjashtë muaj me metoda speciale. 31-vjeçari u arrestua pas ndjekjes […]

09:30 ‘Furnizonte’ Fierin me kanabis, arrestohet pas gjashtë muajsh hetimesh 31-vjeçari Operacionet e policisë ndaj shpërndarjes së narkotikëve vazhdojnë. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me ndihmën e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, finalizuan operacionin e koduar “Target”. Hetimi zgjati për gjashtë muaj me metoda speciale. 31-vjeçari u arrestua pas ndjekjes […]

18 Janar, 2026
Çfarë synon Trump me tarifat e reja për 8 vende evropiane, ndërsa marrëveshja tregtare me BE-në është akoma në pritje?

Çfarë synon Trump me tarifat e reja për 8 vende evropiane, ndërsa marrëveshja tregtare me BE-në është akoma në pritje?

18 Janar, 2026

Trump vendosi tarifa, BE mbledh me urgjencë ambasadorët

18 Janar, 2026

“Unë e kuptoj plotësisht” – Arne Slot reagon ndaj thirrjeve negative në Anfield pas barazimit zhgënjyes të Liverpoolit ndaj Burnley-it në vështirësi.

18 Janar, 2026
Anija kapet në plazh pas ndjekjes, policia konfiskon 5 tonë kokainë në Panama.

Anija kapet në plazh pas ndjekjes, policia konfiskon 5 tonë kokainë në Panama.

18 Janar, 2026

Këmbimi valutor 18 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

18 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.