Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një paqeje dinjitoze dhe të qëndrueshme, përpara raundit të ri të bisedimeve me përfaqësuesit e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara.
Deklarata u bë pas një takimi me ekipin e tij negociator, ndërsa bisedimet pritet të zhvillohen këtë javë në Abu Dhabi.
Zelensky bëri të ditur se delegacioni ukrainas do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me përfaqësues amerikanë gjatë dy ditëve të bisedimeve që nisin të mërkurën.
“Ne e konsiderojmë dokumentin dypalësh për garancitë e sigurisë me Shtetet e Bashkuara si të plotë dhe presim punë të mëtejshme thelbësore mbi dokumentet që lidhen me rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik”, u shpreh Zelensky











