Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Damask, ku edhe është takuar me udhëheqësin sirian Ahmed al-Shara.
Në këtë vizitë, Zelensky njoftoi se u arritën një marrëveshje për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe për forcimin e stabilitetit ekonomik dhe ushqimor në rajon.
“Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të siguruar më shumë siguri dhe mundësi për zhvillimin e shoqërive tona. Diskutuam situatën në rajon dhe perspektivat për përmirësimin e saj, si dhe rrethanat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Jam mirënjohës për mbështetjen”, ai.
Sipas shërbimit publik ukrainas Suspilne, presidenti ukrainas shtoi se ka interes të madh për shkëmbimin e përvojave ushtarake dhe të sigurisë midis dy vendeve.











