• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbulohet “KOKA” që financonte dr*gën e “Kodrës”, 37-vjeçari shkoi në Amerikën Latine si turist, por u bë trafikant!

17 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

37-vjeçari Aldi Zonja është një ndër personat e arrestuar nga Policia e Shtetit, më kërkesë të SPAK në lidhje me një operacion ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Durrës dhe Nikël.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

SPAK goditi një grup që trafikonte drogë nga Amerika Latine, të cilën e fshihnin në lëkurën e bagëtive dhe më pas përpunohej në vendin tonë për t’u trafikuar drejt BE.

Nga hetimet ka rezultuar se Aldi Zonja është një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të kësaj skeme.

Lexo edhe:

YouTube: Prindërit tani mund të bllokojnë plotësisht Shorts për fëmijët e tyre

Trump tërhiqet nga oferta për Groenlandën/ Kryeministrja daneze zbulon: Situatë e ngjashme, por ishulli mbetet i përcaktuar.

Zonja kishte kruar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.

Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Larine 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dh këhstu ngritën skenën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike.

Kujtojmë se një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës është zbuluar në fshatin Qerekë, Fushë Krujë, kurse nga kontrollet në Tiranë dhe Durrës anë identifikuar ambiente ndihmëse, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Shtetas shqiptarë të arrestuar në operacionin e SPAK:

1- Geis Sejfullai, 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe, 40 vjeç, banues në Tiranë

3- A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

5- Aldi Zonja, 37 vjeç, banues në Tiranë

6- I.A.,  51 vjeç, banues në Shkodër

7- Baki Huqi,  57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj të arrestuar në operacionin e SPAK:

1- Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

Si vinte droga e papërpunuar në Shqipëri dhe si vepronte ky grup kriminal

Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara.

Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.

Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine.

Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit.

Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian.

Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare.

Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës.

Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë.

Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.

Tags: aldi zonjadrogen e kodreskoka

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

YouTube: Prindërit tani mund të bllokojnë plotësisht Shorts për fëmijët e tyre

15 Shkurt, 2026
Analiza e DW: A është Trumpi më i njohur se sa tregojnë rezultatet e sondazheve?
Aktualitet

Trump tërhiqet nga oferta për Groenlandën/ Kryeministrja daneze zbulon: Situatë e ngjashme, por ishulli mbetet i përcaktuar.

15 Shkurt, 2026
Kryesore

“Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj!” Bosi i mafias shqiptare në burgjet e greqisë merr përsipër plagosjen e Dhimitër Mecit: Unë e dhashë urdhrin

15 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zbulime spektakolare në Gjermani: Çfarë na tregojnë trupat e moçalëve për kohën e fiset germane

15 Shkurt, 2026
Screenshot

YouTube: Prindërit tani mund të bllokojnë plotësisht Shorts për fëmijët e tyre

15 Shkurt, 2026

“Çmenduri!” – Mendimet e vërteta të lojtarëve të Man Utd për Harry Maguire, ndërsa mbrojtësi i njohur afrohet në fund të kontratës së tij.

15 Shkurt, 2026
Analiza e DW: A është Trumpi më i njohur se sa tregojnë rezultatet e sondazheve?

Trump tërhiqet nga oferta për Groenlandën/ Kryeministrja daneze zbulon: Situatë e ngjashme, por ishulli mbetet i përcaktuar.

15 Shkurt, 2026

“Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj!” Bosi i mafias shqiptare në burgjet e greqisë merr përsipër plagosjen e Dhimitër Mecit: Unë e dhashë urdhrin

15 Shkurt, 2026
Iu gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

Iu gjetën armë dhe municion në shtëpi, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

15 Shkurt, 2026

Zelenskyy: Mungesa e Evropës në bisedimet për paqe është një “gabim i madh”, kërkon sanksione më të forta Lideri ukrainas thekson nevojën për masa më të rrepta ndaj flotës së errët të naftës së Rusisë, duke e cilësuar atë si “portofolë në lëvizje” për Moskën. Ai shprehet se është i hapur për zgjedhje, por kërkon armëpushim.

15 Shkurt, 2026
Episodi i vetëplagosjes së një 18-vjeçareje në një hotel në Tiranë, Erisjaldo Gjuta arrestohet për mosinformim për krimin dhe mbajtje armësh pa leje

Episodi i vetëplagosjes së një 18-vjeçareje në një hotel në Tiranë, Erisjaldo Gjuta arrestohet për mosinformim për krimin dhe mbajtje armësh pa leje

15 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.