Kryekomisioneri për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se fleta e votimit do të shkojë te zgjedhësit jashtë vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi publikoi edhe datat se kur do të mbërrijnë fletat e votimit.
“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT. Fletët e votimit do të mbërrijnë: Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill
Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill. Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ. Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!”, shkruan Celibashi.