• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri

Zbulimi që tronditi arkeologët: Çfarë fshihet nën ujërat e Linit?

28 Qershor, 2025
tek Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në brigjet shqiptare të liqenit të Ohrit, një zbulim arkeologjik po ndryshon mënyrën se si e kuptojmë fillimin e jetës bujqësore në Europë. Studiues nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë dhe Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se në zonën e Linit ndodhet vendbanimi palafit më i vjetër i kontinentit – i krijuar 8500 vite më parë nga një komunitet fermerësh të hershëm.

Gjatë fazës së parë të kërkimeve, janë zbuluar qindra objekte nën tokë dhe nën ujë, përfshirë struktura druri, gardhe të zhytura në liqen, qeramikë dhe fara të lashta. Të gjitha këto dëshmojnë një mënyrë jetese të zhvilluar për kohën, të ndërtuar mbi bashkëjetesën me natyrën dhe shfrytëzimin e pasurive përreth për bujqësi.

“Gjetjet janë shumë premtuese. Për rreth 2000 vjet, nga viti 6000 deri më 4000 p.e.s., kjo zonë ka qenë e banuar. Besojmë se mund të ketë ekzistuar një rrjet i tërë fshatrash,” tha Albert Hafner, drejtues i ekipit zviceran. Ai nënvizoi rëndësinë e vendndodhjes si një stacion kyç në rrugëtimin e bujqësisë nga Lindja drejt Europës.

Lexo edhe:

I ‘zhdukur’ prej javësh nga Tik Tok, zbulohet arsyeja e trishtë e largimit të Kozakut

Në ‘kurthin e anoreksisë’/ Historia e 15-vjeçares që rrezikoi jetën për të mbajtur linjat, mjekja: Prindër, kini kujdes!

Teknologjia moderne, si dendrokronologjia – që përcakton moshën e drurëve përmes rrathëve të tyre – ka luajtur një rol të rëndësishëm në datimin e saktë të strukturave. Laboratori i ngritur falë bashkëpunimit me Universitetin e Bernës po ofron të dhëna të reja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Ky projekt është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e arkeologjisë nënujore në Shqipëri dhe më gjerë,” tha arkeologu Adrian Anastasi, ndërsa Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme.

Zbulimi i Linit jo vetëm që e vendos Shqipërinë në hartën e arkeologjisë europiane, por hedh dritë mbi fillimet e jetës sedentare dhe bujqësisë në kontinent – një histori që nis pikërisht nga këto ujëra të lashta.

Nga Kategoria

Aktualitet

I ‘zhdukur’ prej javësh nga Tik Tok, zbulohet arsyeja e trishtë e largimit të Kozakut

28 Qershor, 2025
Aktualitet

Në ‘kurthin e anoreksisë’/ Historia e 15-vjeçares që rrezikoi jetën për të mbajtur linjat, mjekja: Prindër, kini kujdes!

28 Qershor, 2025
Aktualitet

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

28 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

I ‘zhdukur’ prej javësh nga Tik Tok, zbulohet arsyeja e trishtë e largimit të Kozakut

28 Qershor, 2025

Dridhet toka tërmet 6.6 ballë. Ja ku ishte epiqendra

28 Qershor, 2025

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

28 Qershor, 2025

Në ‘kurthin e anoreksisë’/ Historia e 15-vjeçares që rrezikoi jetën për të mbajtur linjat, mjekja: Prindër, kini kujdes!

28 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Tani jam në një lidhje të re romantike

28 Qershor, 2025

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

28 Qershor, 2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

28 Qershor, 2025

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në…

28 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.