• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbatimi i të drejtës për informim në Institucionet Publike mbetet problematik

22 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias,  me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në kuadër të këtij monitorimi, ISHM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore. Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë. Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile). Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel më të lartë suksesi në marrjen e përgjigjeve – vetëm 29% e kërkesave të tyre janë refuzuar, ndërsa në grupin e qytetarëve kjo shifër arrin në 49%. Nga të gjitha kërkesat e dërguara, 15% morën përgjigje të plota, ndërsa 26% përgjigje të pjesshme. Në shumë raste, institucionet janë mjaftuar me informacione të përgjithshme, pa dhënë dokumentet specifike të kërkuara – veçanërisht kur kërkuesit ishin gazetarë.

Në lidhje me afatin e kthimit të përgjigjeve, situata paraqitet disi më pozitive. 73% e përgjigjeve janë dhënë brenda 10 ditëve, ndërsa 50% brenda 5 ditëve, dhe në dy raste përgjigja është dhënë në të njëjtën ditë. Megjithatë, 22% e kërkesave kanë marrë përgjigje pas më shumë se 15 ditësh. Ndarja sipas kategorive tregon se gazetarët jo vetëm marrin përgjigje më shpesh, por edhe më shpejt: 31% e tyre morën përgjigje brenda pesë ditëve, kundrejt 15% të qytetarëve. Kjo tendencë konfirmon se institucionet vijojnë të jenë më të hapura ndaj kërkesave që vijnë nga media sesa ndaj atyre të qytetarëve të zakonshëm.  Të gjitha kërkesat u dërguan përmes e-mailit, një procedurë që tashmë është bërë rutinë dhe nuk ka hasur vështirësi teknike. Sipas pjesëmarrësve në testim, institucionet e pavarura dhe ato të reja të drejtësisë janë treguar më korrekte në përgjigjet e tyre, ndërsa disa ministri vijojnë të kenë problematika në respektimin e afateve dhe dhënien e informacionit të plotë. Instituti Shqiptar i Medias thekson se ky testim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur transparencën institucionale dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, një instrument thelbësor për llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare.

Lexo edhe:

“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

Një grua u shtir si e verbër vetëm që të shmangte bisedat e vogla në rrugë

Tags: Institucionet Publikeshqiperi

Nga Kategoria

Bota

“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

11 Prill, 2026
Ekstra

Një grua u shtir si e verbër vetëm që të shmangte bisedat e vogla në rrugë

11 Prill, 2026
Kryesore

Vrau fqinjin në Nikël, momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga (VIDEO)

11 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet së shpejti

11 Prill, 2026

Një grua u shtir si e verbër vetëm që të shmangte bisedat e vogla në rrugë

11 Prill, 2026

Vrau fqinjin në Nikël, momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga (VIDEO)

11 Prill, 2026

Arrestohet Eduart Afmataj, autori i dyshuar i vrasjes në Nikël

11 Prill, 2026

Kroos: Bayern nuk e ruan të njëjtin nivel në ndeshjen e kthimit

11 Prill, 2026

Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, vihet në pranga 62-vjeçari

11 Prill, 2026

Arsenal pëson goditje të rëndë në garën për titull, Bournemouth fiton në “Emirates”

11 Prill, 2026

Makina bie nga lartësia në Poliçan, plagosen babai dhe dy vajzat e mitura

11 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.