Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme mes disa të rinjve në një servis makinash në Korçë ku mësohet se ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Burimet bëjnë me dije se është goditur me gërshërë Renaldo Xhixho i cili ka pësuar dëmtime e për rrjedhojë është nisur drejt spitalit me urgjencë. Ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10.
Ndërsa mësohet se disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit ku janë konfliktuar e debati mes tyre ka përshkallëzuar deri në dhunë fizike, ku Xhixho ka mbetur i plagosur.
Nga ngjarja e rëndë raportohet se janë 4 të plagosur, të cilët kanë marrë plagë në shpatull, në krah dhe fytyrë, njëri prej tyre raportohet se ka marrë më pak dëmtime.
Paraprakisht dyshohet se dhe të tjerë kanë mbetur të lënduar nga konflikti i dhunshëm. Deri më tani nuk ka detaje të plota mbi gjendjen e tyre apo rrethanat e konfliktit.











