• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zbardhet dëshmia tronditëse e një prej viktimave të Epstein: Më mashtruan dhe më izoluan në ishull

24 Shkurt, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga gratë që ka folur publikisht për përvojën e saj me financierin amerikan Jeffrey Epstein, Juliette Bryant, ka rrëfyer detaje të reja mbi mënyrën si, sipas saj, u rekrutua me premtimin e një karriere ndërkombëtare në modelim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bryant jetonte në Afrikën e Jugut, ku studionte psikologji dhe filozofi, ndërsa kishte nisur të punonte edhe si modele, kur  sipas dëshmisë së saj takoi Epstein në një restorant.

Ajo tregon se një vajzë iu afrua dhe i tha se në ambient ndodhej një person me ndikim, i shoqëruar nga figura të njohura publike, përfshirë ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe aktorët Kevin Spacey dhe Chris Tucker. Sipas saj, iu tha gjithashtu se miku i Epstein, Leslie Wexner, zotëronte markën Victoria’s Secret dhe se një takim me ta mund ta ndihmonte në karrierën e saj.

Lexo edhe:

Drejtori i Luvrit jep dorëheqjen pas grabitjes së shekullit

Sondazh i Reuters: 6 në 10 amerikanë thonë se Trump ka çrregullime për shkak të moshës

Udhëtimi drejt SHBA-së

Bryant pretendon se pas atij takimi u kontaktua sërish dhe iu kërkua të paraqiste portofolin e saj të modelimit. Ajo thotë se nga zyra e Epstein iu siguruan dokumentet për vizë, biletat dhe organizimi i udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Sipas saj, procedurat për marrjen e vizës u përshpejtuan në mënyrë të pazakontë. “Zakonisht është shumë e vështirë të marrësh vizë në Afrikën e Jugut, por brenda rreth tre javësh isha në SHBA”, ka deklaruar ajo.

Bryant shprehet se vetëm vite më vonë arriti të kuptojë plotësisht situatën në të cilën ishte përfshirë. Ajo pretendon se u dërgua në një ishull privat dhe u izolua, pa iu ofruar asnjëherë mundësi reale për modelim.

“Në atë kohë isha e tronditur, sidomos sepse përfshinte njerëz me pushtet. Më çuan në një ishull dhe më izoluan. Nuk pati kurrë ndonjë ofertë konkrete për modelim. Në thelb, më mashtruan”, ka rrëfyer ajo.

Ishulli në fjalë lidhet me pronën private të Epstein në Karaibe, e njohur si Little Saint James, që u bë simbol i skandalit të tij.

Jeffrey Epstein u arrestua në vitin 2019 me akuza për trafikim seksual të të miturve dhe më vonë u gjet i vdekur në qelinë e tij në Nju Jork. Çështja e tij ka përfshirë një numër të madh akuzash dhe ka ngritur pikëpyetje për lidhjet e tij me figura të njohura politike dhe të biznesit.

Nga Kategoria

Bota

Drejtori i Luvrit jep dorëheqjen pas grabitjes së shekullit

24 Shkurt, 2026
Bota

Sondazh i Reuters: 6 në 10 amerikanë thonë se Trump ka çrregullime për shkak të moshës

24 Shkurt, 2026
Bota

I doli emri në dosjet “Epstein”, tenton vetëvrasjen ish-diplomati europian që përmendte Tiranën

24 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Drejtori i Luvrit jep dorëheqjen pas grabitjes së shekullit

24 Shkurt, 2026
Lorna Hysi ka një mesazh për Selin: Po e gënjen, nuk e di çfarë ndjen…

Lorna Hysi shpërthen pas “Big Brother”: Mohon romancën me Mirin dhe i dërgon mesazh të fortë Selinës

24 Shkurt, 2026

Sondazh i Reuters: 6 në 10 amerikanë thonë se Trump ka çrregullime për shkak të moshës

24 Shkurt, 2026

I doli emri në dosjet “Epstein”, tenton vetëvrasjen ish-diplomati europian që përmendte Tiranën

24 Shkurt, 2026

Kërcënimet e Putinit në 4-vjetorin e luftës: Nëse përdoren armë bërthamore kundër nesh…

24 Shkurt, 2026

Inteligjenca ruse pretendon se Britania dhe Franca planifikojnë të dërgojnë armë bërthamore në Ukrainë

24 Shkurt, 2026

Media austriake: SPAK ka prova për aktivitete kriminale të Ballukut

24 Shkurt, 2026

Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi

24 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.