• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbardhen përgjimet, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e 475 kg kokainë

14 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje të dosjes hetimore të SPAK, që goditi pak ditë më parë grupin kriminal Rraja, ku në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri I tij, Përparim Rraja. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lidhur me trafikimin e sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020 rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është I dyshuari Ervis Shuli. Ai rezulton se komunikonte në Sky ECC me Përparim Rrajës, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe në ngarkesë ka future dy kg drogë për llogari të tij, pasi e dinte se në atë kohë Përparimi nuk ushte mirë nga ana financiare.

“Vlla, ti cop ti kam pas fut me leket e mia, se e di se nuk e lekë, por mos ta ni”, i shkruan Shuli -Përparim Rrajës.

Lexo edhe:

Egnatia ndjek Elbasanin në krye, Vllaznia rrezikon “Final 4”. Pas javës së 16-të në Superiore, ja si është situata.

Pse u bë Klea Rama kaq e njohur? Ermes Hoxhalli ndan historinë në “Exclusive”: Arsyeja për identitetin e falsifikuar dhe si mbiemri kontribuoi në suksesin e saj.

Në vijim, ai i shpjegon edhe një debat me një person nga Fushë Kruja, që nuk i ka paguar lekët e kokainës.

“Ku është ai k.,.. A më ka thënë kam ardhur në Shqipëri. Po the për atë fushëkrujsin. Ai më ka thënë jam aty, e jam me ty. Tani që malli është kap. Ka dalë në gazetë. Më shkruan një mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thënë shikoje se ta ka fut. Se ka desh me te marr lekët”, shkruan Shuli.

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit ndërkohë rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021.

Rexhep Rraja dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë episod me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm.

Përparim Rrajën, Aldo Gjinin, Gazmir Rrajën, Martivin Bushatin, si dhe dy persona të paidentifikuar. Sikurse rezulton në dosje, Rexhep Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1” New Sky dhe Nkëmb. Ndërsa, thuhet se lënda narkotike ishte mbështjellë me letër alumini dhe mbi të ishin vendosur shenja për të dalluar se kujt I përkisnin pakot.

Grupi kriminal përbëhej nga 14 persona, ku 10 janë vënë në pranga ndërsa 4 vijojnë të jenë në kërkim./Balkanweb

Nga Kategoria

Elbasani dhe Vllaznia vazhdojnë të bashkëjetojnë në renditje, Partizani largohet nga zona e rrezikut; si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 13-të?
Aktualitet

Egnatia ndjek Elbasanin në krye, Vllaznia rrezikon “Final 4”. Pas javës së 16-të në Superiore, ja si është situata.

14 Dhjetor, 2025
Pse u bë Klea Rama kaq e njohur? Ermes Hoxhalli ndan historinë në "Exclusive": Arsyeja për identitetin e falsifikuar dhe si mbiemri kontribuoi në suksesin e saj.
Aktualitet

Pse u bë Klea Rama kaq e njohur? Ermes Hoxhalli ndan historinë në “Exclusive”: Arsyeja për identitetin e falsifikuar dhe si mbiemri kontribuoi në suksesin e saj.

14 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Humb jetën tragjikisht hidrauliku në Paskuqan, ra nga kati i 8 i pallatit

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Meloni mbron rezultatet e qeverisë italiane dhe kërkon nga Evropa të marrë përgjegjësinë për mbrojtjen në Atreju Kryeministrja italiane përfundoi takimin e Fratelli d’Italia duke mbrojtur arritjet e qeverisë. Nga skena në Romë, Giorgia Meloni sulmoi opozitën dhe sindikatat, duke renditur ajo çfarë e përshkroi si sukseset e ekzekutivit.

14 Dhjetor, 2025
Hulumtimi mbi "Klea Rama" si një taktikë për projektin e dytë të Ermes Hoxhallit: Ministria e Arsimit dhe shumat e përfituara në skenë.

Hulumtimi mbi “Klea Rama” si një taktikë për projektin e dytë të Ermes Hoxhallit: Ministria e Arsimit dhe shumat e përfituara në skenë.

14 Dhjetor, 2025
Elbasani dhe Vllaznia vazhdojnë të bashkëjetojnë në renditje, Partizani largohet nga zona e rrezikut; si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 13-të?

Egnatia ndjek Elbasanin në krye, Vllaznia rrezikon “Final 4”. Pas javës së 16-të në Superiore, ja si është situata.

14 Dhjetor, 2025
Surroi: UNMIK-u u ndikua nga dobësitë politike të brendshme në Kosovë

Surroi: UNMIK-u u ndikua nga dobësitë politike të brendshme në Kosovë

14 Dhjetor, 2025

Bisedimet në Berlin: A do ta heqë Zelenskyy dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO? Presidenti Volodymyr Zelenskyy është i gatshëm të heqë dorë nga anëtarësia në NATO nëse ka garanci sigurie. Në këtij takimi të rëndësishëm mbi luftën në Ukrainë qëndrojnë gjithashtu përfaqësuesi i SHBA-së Steve Witkoff dhe ziëri i presidentit Trump, Jared Kushner.

14 Dhjetor, 2025
Pse u bë Klea Rama kaq e njohur? Ermes Hoxhalli ndan historinë në "Exclusive": Arsyeja për identitetin e falsifikuar dhe si mbiemri kontribuoi në suksesin e saj.

Pse u bë Klea Rama kaq e njohur? Ermes Hoxhalli ndan historinë në “Exclusive”: Arsyeja për identitetin e falsifikuar dhe si mbiemri kontribuoi në suksesin e saj.

14 Dhjetor, 2025
Egnatia ndalon ritmin e Dinamos, rrogozhinasit fitojnë në Tiranë dhe ndjekin nga afër Elbasanin në krye.

Egnatia ndalon ritmin e Dinamos, rrogozhinasit fitojnë në Tiranë dhe ndjekin nga afër Elbasanin në krye.

14 Dhjetor, 2025

Humb jetën tragjikisht hidrauliku në Paskuqan, ra nga kati i 8 i pallatit

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In