• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 22 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Yamal, një nga pasardhësit e paracaktuar të Messit dhe Ronaldos. Ja të gjitha rekordet që ka thyer tashmë

30 Prill, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga talentet më të mira të futbollit botëror. Lamine Yamal, 17 vjeç, tashmë ka fituar një “letërsi” të vërtetë të përkushtuar ndaj tij. Historia e tij shumë e re ka tashmë faqet e para, kapituj dhe libra të shkruar për të. Prandaj Interi është sot më shumë se i paralajmëruar: përballë ka lojtarin e lindur në vitin 2007, nga Esplugues de Llobregat, i cili tashmë ka mposhtur të mëdhenjtë, ka udhëhequr Spanjën në fitimin e “Euro 2024”, ka fituar “Copa del Rey” si protagonist kundër Real Madridit. Ai shihet si një nga pasardhësit e paracaktuar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ja të gjitha rekordet e thyera prej tij tashmë:

Debutuesi më i ri në ekipin e parë: Debutoi me Barcelonën më 29 prill 2023, kundër Real Betisit, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë (15 vjeç e 290 ditë), duke u bërë lojtari më i ri që ka debutuar për klubin katalanas në një ndeshje zyrtare të La Liga-s.

Lexo edhe:

Trukime ndeshjesh dhe bastesh të jashtëligjshme/ Portieri i Serie A i shpëton penalitetit maksimal, por dënohet me dy muaj pezullim

Inter, Galatasaray apo Fenerbahce? Hakan Calhanoglu i jep fund dilemave, agjenti i turkut konfirmon të ardhmen e mesfushorit

Titullari më i ri në La Liga, në shekullin XXI: Më 20 gusht 2023, në moshën 16 vjeç e 38 ditë, luajti si titullar kundër Cadiz, duke u bërë titullari më i ri në historinë e Barcelonës dhe të La Liga-s në shekullin XXI.

Shënuesi më i ri në La Liga: Shënoi golin e tij të parë në La Liga më 8 tetor 2023 kundër Granadës, në moshën 16 vjeç e 87 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Ansu Fati.

Debutuesi më i ri në Champions League për Barcelonën: Hyri në fushë kundër Antwerp më 19 shtator 2023, në moshën 16 vjeç e 68 ditë.

Titullari më i ri në Champions League: Më 4 tetor 2023, në moshën 16 vjeç e 83 ditë, ishte titullar kundër Portos, duke thyer rekordin e mëparshëm të Celestine Babayaro (16 vjeç e 86 ditë).

Shënuesi më i ri që ka realizuar një dopietë në La Liga: Më 11 shkurt 2024, në moshën 16 vjeç e 213 ditë, shënoi dy gola kundër Granadës, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e La Liga-s që realizon dopietë.

Shënuesi më i ri në “Copa del Rey”: Më 25 janar 2024, në moshën 16 vjeç e 196 ditë, shënoi kundër Athletic Bilbaos në çerekfinale.

Shënuesi më i ri në “El Clásico”: Më 26 tetor 2024, në moshën 17 vjeç e 105 ditë, shënoi kundër Real Madridit, duke thyer rekordin e Ansu Fati (17 vjeç e 359 ditë).

Më i riu që ka shënuar dhe dhënë asist në një ndeshje të Champions League: Më 11 mars 2025, në moshën 17 vjeç e 241 ditë, realizoi një gol dhe dha një asist kundër Benfica, duke thyer rekordet e Breel Embolo dhe Ansu Fati.

Më i riu që regjistron pesë asiste në Champions League: Me asistin e tij të pestë në këtë kompeticion, dhënë kundër Benfica në mars 2025, theu rekordin e Theo Walcott (19 vjeç e 23 ditë).

A mund t’i arrijë të mëdhenjtë? Është ende herët për ta thënë, qëndrueshmëria e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit luan sigurisht në favorin e tyre. Ata janë lojtarë që kanë shënjuar një epokë, më shumë se një dekadë. Nuk kanë qenë vetëm “rrufe” apo “ylberë”, por “qiell i yllëzuar”. Yamal ka pa dyshim moshën në favor të tij, por duhet të gjejë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, jetëgjatësi dhe siç u tha, durim. Nëse dita duket që në mëngjes, është në rrugën e duhur.

Nga Kategoria

Sporti

Trukime ndeshjesh dhe bastesh të jashtëligjshme/ Portieri i Serie A i shpëton penalitetit maksimal, por dënohet me dy muaj pezullim

22 Korrik, 2025
Sporti

Inter, Galatasaray apo Fenerbahce? Hakan Calhanoglu i jep fund dilemave, agjenti i turkut konfirmon të ardhmen e mesfushorit

22 Korrik, 2025
Sporti

Reagon për herë të parë bashkëshortja e Diogo Jotës që pas vdekjes së tij, nuk do t’i mbani dot lotët

22 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vajza që filmoi momentin e “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay flet për herë të parë pas skandalit që çoi në dorëheqjen e një CEO-je!

22 Korrik, 2025

Tentuan të trafikojnë shqiptarët me jaht nga Franca në Angli, arrestohen dy ukrainasit

22 Korrik, 2025

Plasi lufta?! Turqia paralajmëron Izraelin: Do ndërhyjmë ushtarakisht…

22 Korrik, 2025

Këlliçi: Komunikimi i akuzës nga SPAK mund të sjellë dorëheqjen e Veliajt nga bashkia e Tiranës

22 Korrik, 2025

Zjarr në një banesë në Korçë, lëndohet pronari

22 Korrik, 2025

Trukime ndeshjesh dhe bastesh të jashtëligjshme/ Portieri i Serie A i shpëton penalitetit maksimal, por dënohet me dy muaj pezullim

22 Korrik, 2025

Policët heronj në Korçë, shpëtuan 72-vjeçarin nga flakët

22 Korrik, 2025

ChatGPT po fiton terren ndaj Google, Open AI publikon shifrat e kërkesave ditore

22 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.