Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur e lënduar lehtë.
Sipas policisë, rreth orës 15:30, shërbimet janë njoftuar se në poliklinikën e Kamzës është paraqitur për mjekim shtetasja me iniciale E. L., rreth 30 vjeçe e lënduar me armë zjarri.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.
Nga veprimet paraprake hetimore është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi në komisariat i një 73-vjeçari, me iniciale N. Sh., banues në Laknas, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë, por një saçmë ka devijuar duke e dëmtuar në faqe 30-vjeçaren, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj në Laknas.
E reja, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar drejt banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.











