Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është “i plagosur, i izoluar dhe nuk i përgjigjet mesazheve”, thanë zyrtarë të sgurisë amerikane dhe izraelite për Washington Post.
Sipas zyrtarëve izraelitë, Trupat e Gardës Revolucionare dhe disa klerikë kanë forcuar kontrollin e tyre mbi Iranin.
Uebsajti i lajmeve Axios raportoi të shtunën (21 mars) se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së, Mossadi izraelit dhe agjenci të tjera të inteligjencës po punojnë për të gjetur Khamenein, i cili është zhdukur që kur u shpall udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së babait të tij.










