• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 29 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

29 Janar, 2026
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiq, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.

Lexo edhe:

Chelsea e përjeton ngjashëm fitoren, “Blutë” në rrezik për të luajtur ndeshjen në shtëpi në Champions jashtë Londrës.

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiç.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiq më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia./rel

Nga Kategoria

Chelsea e përjeton ngjashëm fitoren, "Blutë" në rrezik për të luajtur ndeshjen në shtëpi në Champions jashtë Londrës.
Lajme

Chelsea e përjeton ngjashëm fitoren, “Blutë” në rrezik për të luajtur ndeshjen në shtëpi në Champions jashtë Londrës.

29 Janar, 2026
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

29 Janar, 2026
Bota

Luksemburgu i thotë jo anëtarësimit të Ukrainës në BE: Ne kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë ato

29 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

San Jose Earthquakes finalize transferin e yllit gjerman Timo Werner me një marrëveshje të rëndësishme si Loja e Dizenjuar.

29 Janar, 2026
Shkëmbim ushtarësh mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim ushtarësh mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

29 Janar, 2026
Chelsea e përjeton ngjashëm fitoren, "Blutë" në rrezik për të luajtur ndeshjen në shtëpi në Champions jashtë Londrës.

Chelsea e përjeton ngjashëm fitoren, “Blutë” në rrezik për të luajtur ndeshjen në shtëpi në Champions jashtë Londrës.

29 Janar, 2026

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

29 Janar, 2026
"Duke qenë në të njëzetat" / Dy emigrantë para gjyqit për abuzimin dhe fotografimin e një 12-vjeçareje.

“Duke qenë në të njëzetat” / Dy emigrantë para gjyqit për abuzimin dhe fotografimin e një 12-vjeçareje.

29 Janar, 2026

Roy Keane bën një kthesë të madhe në lidhje me Michael Carrick, pasi tha se ish-mesfushori nuk duhet të marrë një post të përhershëm te Man Utd.

29 Janar, 2026

Luksemburgu i thotë jo anëtarësimit të Ukrainës në BE: Ne kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë ato

29 Janar, 2026
Pas dështimit te Manchester United, Andre Onana kërkon me ngut rikthimin te Interi.

Pas dështimit te Manchester United, Andre Onana kërkon me ngut rikthimin te Interi.

29 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.