Është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Gjakovë.
Sipas mediave kosovare, viktima dhe autori dyshohet se ishin shokë, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali, pas një konflikti të çastit rreth orës 05:30, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Edi Mehmeti, rreth 29 vjeç.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë disa gëzhoja dhe një armë e ftohtë.
“Atë që mund ta ndajmë tani, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit, po ashtu është gjetur edhe një armë e ftohtë. Kjo është e gjitha që mund të ndajmë aktualisht me publikun, duke qenë se jemi në fazën fillestare të hetimeve”, ishte shprehur Elezaj.
Viktima është identifikuar si Rasim Binakaj, 38 vjeç, i cili rezulton të jetë xhaxhai i ish-banores dhe finalistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Eljona Binakaj.
Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një konflikt i çastit ku Nexhdet Zymberaj dyshohet se ka vrarë dhe ka plagosur klientët e tij brenda lokalit.











