Vajza tjetër e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij Emanilda Rama, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë teksa të dyshuara janë motra dhe nëna e saj.
Ajo tha për Top Channel se e kishte telefonuar motra dhe i kishte thënë se babi ka rënë në banjë, e më pas e kishte fikur telefonin. Ajo tregoi se më pas ka telefonuar nënën e saj e cila i ka konfirmuar se 56-vjeçari ka ndërruar jetë.
E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.
Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç?
E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra.