• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Vrasja makabre e Kejsi Hysës, dënohet me 30 vite burg Agron Tufa

25 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën. Ai akuzohet për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tufa e ka vrarë dhe më pas groposur viktimën Hysa. Tufa u arrestua nga autoritetet italiane dhe më pas u ekstradua në vendin tonë.

52-vjeçari u arrestua në Bari, në janar të këtij viti. Në lidhje me vrasjen e të riut në Nikël, është vetëdorëzuar më herët në polici dhe i dyshuari tjetër, Hysni Ramaj. Vrasja e Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit.

Lexo edhe:

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin

“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: ‘Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet’”

Njoftimi i vendimit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi bazën e materialit referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2018, i cili lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 07.07.2018, ku shtetasi me iniciale S. H në Komisariatin e Policisë Laç ka bërë kallëzim për zhdukjen e djalit të tij me iniciale K. H.

Pas marrjes në pyetje të shtetasit me iniciale H. R, ky i fundit ka deklaruar se ai së bashku me shtetasin A. T e kishin vrarë dhe groposur pranë varrezave të lagjes shtetasin me iniciale K. H.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, është zhvilluar gjykimi i çështjes penale ndaj:.

të pandehurit me iniciale Agron Tufa (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 76-25, 278/1-25 dhe 303-25 të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr. 99, datë 17.06.2021, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të pandehurit A.T për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-25 të Kodit Penal dhe në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vite burgim.
Deklarimin fajtor të pandehurit A. T për kryerjen e veprës penale të “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 278/1 -25 të Kodit Penal dhe në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit A. T për kryerjen e veprës penale të “fshehja ose asgjësimi i kufomës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 303-25 të Kodit Penal dhe në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për të pandehurin A. T, duke u dënuar me një vendim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A. T të kryehet në një burg të sigurisë së lartë.

Më datën 06.01.2024, nga Autoritetet Italiane është bërë i mundur arrestimi i të pandehurit me iniciale A.T me qëllim ekstradimin e tij nga Roma në Shqipëri; ekstradim ky, i cili është kryer në datë 13.09.2024.

Mbi kërkesën me objekt: “Rivendosje në afat të ankimit ndaj vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë” të paraqitur nga ana e përfaqësuesit ligjor të të dënuarit me iniciale A.T , Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1244, datë 10.12.2024 ka vendosur:

“Rivendosjen e të dënuarit A.T në afat për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, kundër vendimit nr 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë…”

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga i pandehuri me iniciale A. T, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me një tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 25.02.2025 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Tags: denimikejsi hysa

Nga Kategoria

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin.
Lajme

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin

21 Shkurt, 2026
“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: 'Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet'”
Lajme

“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: ‘Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet’”

21 Shkurt, 2026
Kryesore

Serie A: Lazio barazon pa gola në Cagliari, bardhekaltërit largohen nga zona evropiane

21 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Claudia Martinez: Sensacioni i rrethit të golave të Paraguait, adoleshentja e gatshme të bashkohet me Trinity Rodman dhe Washington Spirit.

22 Shkurt, 2026

Të riun e Arsenalit ia lë klubin për të ndjekur suksesin në SHBA

22 Shkurt, 2026

City mposht Newcastle-n dhe i afrohet kreut: Vetëm dy pikë larg Arsenalit

22 Shkurt, 2026
Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin.

Dy të zhdukur në kanionet e Osumit, gomonia me 22-vjeçarin u përmbys gjatë operacioneve për 42-vjeçarin

21 Shkurt, 2026
“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: 'Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet'”

“Selin tregon për marrëdhënien me Mirin: ‘Nuk e kam lexuar letrën e babait nga emocionet’”

21 Shkurt, 2026

Serie A: Lazio barazon pa gola në Cagliari, bardhekaltërit largohen nga zona evropiane

21 Shkurt, 2026
Zinedine Zidane rikthehet si trajner, arrihet marrëveshja për stolin e Francës

Zinedine Zidane rikthehet si trajner, arrihet marrëveshja për stolin e Francës

21 Shkurt, 2026

Nis gara për parlamentin në Hungari, kandidatët përballen me afatin dyjavor për nënshkrimet

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.