Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë në Lezhë. Nga të shtënat ka humbur jetën Gjovalin Prendi. Policia përmes një reagimi ka bërë më dije se viktima është një 64-vjeçar.
Viktima mësohet se është vrarë në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë. Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Informacion paraprak. Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.