• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër/ Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë!

24 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Apeli i GJKKO i dënoi ata me burg.

Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe:

Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë

Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.

“Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana”, thuhet ne njoftim.

Krimet për të cilat akuzoheshi “BAJRAT” në vitin 2018:

14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip kamion me targë të Vlorës.

14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali.

Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj.

Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. 

Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

28.01.2000 në fshatin Dobraç është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. 

Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim.

Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milionë lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Për ngjarjen Behar Bajri është deklaruar fajtor më 12 shtator të vitit 2005 për një krim të kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi (Bajri).

15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri. 

18.08.2006 Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

04.08. 2006 Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

Tags: fatbardh licigjkkosafet bajrivrasja

Nga Kategoria

Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë.
Lajme

Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë

22 Janar, 2026
Aktualitet

Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës

22 Janar, 2026
Roberto De Zerbi shpall se do të largohet nga Olympique de Marseille, nëse…
Kryesore

Roberto De Zerbi shpall se do të largohet nga Olympique de Marseille, nëse…

22 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Casemiro do të largohet nga Manchester United këtë verë

23 Janar, 2026
Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë.

Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë

22 Janar, 2026

Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës

22 Janar, 2026
Roberto De Zerbi shpall se do të largohet nga Olympique de Marseille, nëse…

Roberto De Zerbi shpall se do të largohet nga Olympique de Marseille, nëse…

22 Janar, 2026
Kryefjala / Kur pritet të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun? Gazetarja Hoxha ofron detaje nga seanca e sotme

Kryefjala / Kur pritet të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun? Gazetarja Hoxha ofron detaje nga seanca e sotme

22 Janar, 2026
"Ivanka Trump në zyrën e Kryeministrit, shenjë e besimit të Presidentit në Ramën", Gogu: Opozita, gjithmonë e dështuar.

“Ivanka Trump në zyrën e Kryeministrit, shenjë e besimit të Presidentit në Ramën”, Gogu: Opozita, gjithmonë e dështuar

22 Janar, 2026
Samiti i Jashtëzakonshëm i BE-së: Macron thotë se Uniteti i Evropës qëndroi përballë kërcënimeve nga Trump

Samiti i Jashtëzakonshëm i BE-së: Macron thotë se Uniteti i Evropës qëndroi përballë kërcënimeve nga Trump

22 Janar, 2026

Jack Smith mbron publikisht hetimet e tij ndaj Donald Trump

22 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.