• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës/ Shkon në 5 numri i personave të përfshirë

4 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri më shumë se dy javë më parë në Durrës, ndërsa janë zbardhur detaje të reja lidhur me krimin. Sipas informacioneve zyrtare, ka shkuar në 5 numri i personave të përfshirë në ngjarje, ku dy prej tyre janë arrestuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në pranga janë vënë Erion Ndoni dhe Klodian Berisha. Këta dy persona kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Automjeti i dytë është sekuestruar nga policia.

Në kërkim për vrasjen e 29-vjeçarit, është shpallur, Xhuljano Dyrmishi i cili akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Ndërkohë dy ditë pas ngjarjes, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. Policia njofton se të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit dhe po punohet me autoritetet partnere për kapjen e tyre.

Lexo edhe:

Irani mbyll për disa orë Ngushticën e Hormuzit dhe nis stërvitje ushtarake

Berisha: Rama ka ngritur diktaturën e dytë, PS mbështetet mbi vjedhjen, mashtrimin dhe krimin

NJOFTIMI I POLICISË: 

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës.

Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit.

-Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Policia gjen dhe sekuestron automjetin tjetër.

-Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi:

-u ndaluan shtetasit E. N., 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35 vjeç, banues në Durres, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.

Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit. Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

29-vjeçari u ekzekutua në orët e para të 20 majit në lagjen 18 në Durrës. Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit në plagosje. 10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë. Ai rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, kokat të grupit kriminal në Shijak. Aldo Avdylaj është ndërkohë në kërkim, nën dyshimet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim kushtesh dhe për të kryer vrasje. 

Nga Kategoria

Bota

Irani mbyll për disa orë Ngushticën e Hormuzit dhe nis stërvitje ushtarake

17 Shkurt, 2026
Aktualitet

Berisha: Rama ka ngritur diktaturën e dytë, PS mbështetet mbi vjedhjen, mashtrimin dhe krimin

17 Shkurt, 2026
Aktualitet

Reshjet në vend/ IGJEUM: Rrezik nga rritja e prurjeve në lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Njëmbëdhjetë të vdekur në sulme të shumta mbi anije të dyshuara për drogë, sipas ushtrisë amerikane. Më shumë se 130 persona janë vrarë në këto operacionet e dyshuara të “trafikimit të drogës” të kryera nga SHBA që nga shtatori.

17 Shkurt, 2026

Borussia Dortmund siguron një tjetër talent të mrekullueshëm adoleshent me blerjen prej 12 milionë eurosh të mbrojtësit të majtë nga gjigantët brazilianë Cruzeiro.

17 Shkurt, 2026
Një takim i paharrueshëm pas shumë viteve mes vëllezërve/ Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt.

Një takim i paharrueshëm pas shumë viteve mes vëllezërve/ Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother, ja ku mund ta ndiqni drejtpërdrejt.

17 Shkurt, 2026

Irani mbyll për disa orë Ngushticën e Hormuzit dhe nis stërvitje ushtarake

17 Shkurt, 2026

Berisha: Rama ka ngritur diktaturën e dytë, PS mbështetet mbi vjedhjen, mashtrimin dhe krimin

17 Shkurt, 2026

Reshjet në vend/ IGJEUM: Rrezik nga rritja e prurjeve në lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj

17 Shkurt, 2026

Deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm për shkak të baticës në Orikum, përmbyten disa banesa

17 Shkurt, 2026

Operacion antidrogë në Rimini, 30-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.