Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier, ku vajza vrau babanë e saj, duke e mbytur me tel. I vëllai i viktimës ka folur për mediat dhe ka treguar për problemet që ai kishte me bashkëshorten.
“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, ka treguar Ferdinant Rama.










