• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Vranë biznesmenin Eduard Reçi pas konfliktit për pronën, dërgohen në gjyq dy vëllezërit Duka

24 Nëntor, 2025
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Florjan Duka dhe Shkëlqim Duka për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.7559 të vitit 2024, rezultoi përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se personi nën hetim Shkëlqim Duka, në bashkëpunim me vëllanë e tij Florjan Duka, kanë kryer vrasjen me paramendim ndaj viktimës Eduart Reçi.

Nga hetimi rezultoi se viktima Eduart Reçi, ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm. Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vellëzërit Shkëlqim e Florjan Duka, pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës.

Lexo edhe:

Erion Braçe revoltohet nga çmimet: Mashurkat 600 lekë, bizelet 480, patëllxhani 320 lekë. S’të japin as faturë

“Ka hallin mos vras…”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Të flet subkoshienca! Ti ke frikë nga…

Nga çmuarja në tërësi e provave dhe indicieve të rëndësishme të administruara, të cilat janë të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, krijohet bindja tej çdo dyshimi të arësyeshëm se personi nën hetim Shkëlqim Duka në bashkëpunim me vëllanë e tij Florjan Duka, është autori në rolin e ekzekutorit të tentativës së vrasjes së shtetasit Eduart Reçi në datën 08.11.2024 dhe më pas të vrasjes së tij në datën 13.11.2024, me paramendimsi dhe të kryerjes së veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta në bashkëpunim.

Personi nën hetim Shkëlqim Duka e ka kryer vrasjen e shtetasit Eduart Reçi me paramendim për interes pasuror, pra e ka marë vendimin për kryerjen e vrasjes me qetësi së bashku me vëllanë e tij, duke përgatitur së bashku planin kriminal për realizimin e saj.

Ai ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes që lidhen me: përgatitjen për të patur saktësi në realizimin e vrasjes duke bërë qitje në poligon, sigurimin e armës dhe dylbive për realizimin e vrasjes natën dhe në distancë, zgjedhjen e vendit të kryerjes së krimit me qëllim që të realizonte vrasjen dhe të mos ekspozohej, nxjerjen në pritë të viktimës nëpërmjet hedhjes së fishkezjarëve në oborrin e lokalit të tij, kryerjen e krimit me fshehtësi dhe marrjen e masave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit Eduart Reçi ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerezve.

Personi nën hetim Shkëlqim Duka së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marëdhënie të mira me viktimën Eduart Reçi sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Shkëlqim Dukës, si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit Eduart Reçi.

Nga Kategoria

Aktualitet

Erion Braçe revoltohet nga çmimet: Mashurkat 600 lekë, bizelet 480, patëllxhani 320 lekë. S’të japin as faturë

23 Mars, 2026
Kryesore

“Ka hallin mos vras…”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Të flet subkoshienca! Ti ke frikë nga…

23 Mars, 2026
Bota

Gazetarja digjet bashkë me 3 fëmijët e saj, ja se çfarë kishte postuar pak orë para tragjedisë!

23 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

I dyshuar për krime lufte, arrestohet në Kosovë ish-pjesëtari i forcave serbe

23 Mars, 2026

Galatasaray konfirmon se Victor Osimhen iu nënshtrua me sukses një operacioni pas dëmtimit në Champions League

23 Mars, 2026

Barcelona vihet pas Cambiasos, Juventusi vendos kushtet

23 Mars, 2026

Florentino Pérez nuk reshti së besuari te Vinicius, braziliani rikthehet si lider tek Reali

23 Mars, 2026

Zidane pranë stolit të Francës, marrëveshja pritet të zyrtarizohet pas Botërorit

23 Mars, 2026

Erion Braçe revoltohet nga çmimet: Mashurkat 600 lekë, bizelet 480, patëllxhani 320 lekë. S’të japin as faturë

23 Mars, 2026

“Ka hallin mos vras…”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Të flet subkoshienca! Ti ke frikë nga…

23 Mars, 2026

Gazetarja digjet bashkë me 3 fëmijët e saj, ja se çfarë kishte postuar pak orë para tragjedisë!

23 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.