• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Vllaznia kualifikohet me 4 gola në turin e dytë të Ligës së Konferencës

17 Korrik, 2025
tek Lajme, Shqipëri, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia ka siguruar biletën për në turin e dytë të Ligës së Konferencës duke fituar në Letoni përballë Daugavpils.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas humbjes 0-1 në shtëpi, shkodranët kanë luajtur edhe sot një ndeshje me luhatje, teksa kanë dominuar në fillim duke gjetur edhe golin me Mensah, por pastaj u ndëshkuan dy herë brenda pak minutash nga vendasit. Goli i Jagos në fundin e pjesës së parë bëri që skuadrat të shkonin në pushimin e ndeshjes përsëri në barazim.

Në pjesën e dytë, shkodranët nuk dukeshin aq thumbues para portës, teksa mungonin rastet për shënim. Por në fund u zgjua talenti Dodaj, i cili mori mbi krahë ekipin teksa shënoi golin e avantazhit e më pas dha edhe asistin për golin e Malës, që vulosi fitoren 4-2 dhe kualifikimin e Vllaznisë në turin tjetër.

Lexo edhe:

Detaje nga vrasja e Ajni Aliajt në burgun grek: Autori përdori një thikë të improvizuar

Berisha: Dokumenti i Kongresit Amerikan e shpalli AKSHI kërcënim edhe për NATO-n

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-2 dhe kualifikimin e Vllaznisë.

90’+5’ Diallo shënon në portën e Qarrit, por goli anulohet për faull ndaj portierit shkodran.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ GOOOL VLLAZNIA! Dodaj bën gjithçka në të majtën, pason për Malën i cili nuk gabon dhe shënon golin e katërt.

84’ Kundërsulm i shpejtë i vendasve, të cilët gjejnë të papërgatitur mbrojtjen e Vllaznisë, për fat në fund Ivanovs gjuan mbi traversë. 

83’ Gjini nuk devijon i vetëm para portës pas një goditje këndi. 

82’ Tjetër gjuajtje e rrezikshme me kokë nga vendasit para portës së Qarrit, këtë herë me Konate, por për fat përfundon jashtë.

79’ Karton i verdhë edhe për Salën.

78’ Mala gjuan nga e majta, sfera devijohet në duart e portierit.

74’ GOOOL VLLAZNIA! Një pasim nga e djathta bën që topi të mbetet në zonë ku Dodaj nuk gabon duke shënuar me një goditje të saktë.

72’ Gjuajtje e Mininis që devijohet rrezikshëm e shkon jashtë portës së Qarrit.

71’ Zëvendësim i dyfishtë te Vllaznia me Krymin e Mensah të cilët i bëjnë vend Tafilit e Kubazit.

67’ Tjetër gjuajtje e Malës, përsëri me topin që shkon ën duart e portierit.

66’ Diakite provon nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e Qarrit.

62’ Konate merr vendin e Diallo në radhët e skuadrës vendase.

61’ Predhë e Malës nga distanca, portieri fluturon dhe devijon sferën mbi traversë.

58’ Harkim nga e djathta e sulmit shkodran, Sfera shkon direkt në duart e portierit të letonezëve.

56’ Martini bën lëvizjen e radhës duke larguar Bajramin për t’i bërë vend Malës.

55’ Tjetër karton i verdhë, këtë radhë për Gurishtën, i cili i shtohet listës së të ndëshkuarve.

53’ Kundërsulm i rrezikshëm i vendasve pas një topi të gabuar të kthyer mbrapa, për fat ata nuk gjejnë pasimin e duhur para zonës në superioritet numerik dhe shmanget gjuajtja në portën e Qarrit.

51’ Edhe Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e Vllaznisë.

47’ Menjëherë i sapofuturi në lojë rrezikon portën vendase pas një goditje dënimi, por devijimi i tij në qendër ndalet nga portieri.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim, Gjini merr vendin e Kuros te Vllaznia.

45’+3’ Mbyllet me shifrat 2-2 pjesa e parë e ndeshjes.

45’+3’ Dëshpërohen shkodranët! Mensah bën të çudinë teksa i vetëm para portierit nuk gjen portën.

45’+1’ GOOOL VLLAZNIA! Jago merr topin para zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë që befason portierin vendas duke barazuar shifrat.

40’ Përpjekje të Vllaznisë të gjejë përsëri ritmin sulmues, por tashmë vendasit janë rreshtuar në mbrojtje me forca të shumta.

36’ Tjetër gol nga vendasit! Këtë herë harkimi nga e majta gjen Diallo i cili po me kokë mposht Qarrin. 

33’ Vllaznia e pëson! Pas zhvillimi të një goditje dënimi, harkimi i Mihalcovs gjen të vetëm Uilliams në të djathtën dhe gjuajtja e këtij të fundit me kokë mposht Qarrin.

32’ Zëvendësim i detyruar të Vllaznia pas Qato ka probleme e nuk mund të vazhdojë, duke i lënë vendin Salës.

31’ Kuros është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë ndeshje.

27’ Vllaznia nuk ul ritmin dhe vazhdon të shtyjë drejt portës kundërshtare në kërkim të një tjetër goli.

22’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi të Gurishtës nga e djathta, Mensah ia del të kthejë topin në rrjetën e vendasve duke mposhtur portierin.

16’ Një harkim nga e majta gjen në zonë Balajn i cili ul sferën për Mensah, por portieri vendas mbërthen topin para sulmuesit të shkodranëve.

12’ Kudelkins devijon drejt portës pas një goditje këndi, Qarri grushton dhe shmang golin.

10’ Dodaj bën tentativën e parë në portë me një gjuajtje nga e majta, portieri Beks kontrollon në pozicion.

7’ Vetëm Vllaznia në këto minuta në fushë, por harkimet në zonë spastrohen nga mbrojtja e letonezëve.

3’ Harkim nga e djathta e sulmit shkodran në zonën e vendasve, portieri del e mbërthen sferën.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të vendasve.

FORMACIONET ZYRTARE

DAUGAVPILS: Beks, Kudelkins, Uilliams, Tati, Mihalkovs, Minins, Ivanovs, Diakite, Kukurs, Diallo, Lizunovs.
Trajner: Kirils Kurbatov

VLLAZNIA: Qarri, Bajrami, Kuros, Gurishta, Jago, Krymi, Qato, Kruja, Dodaj, Mensah, Balaj.
Trajner: Edi Martini

Nga Kategoria

Kryesore

Detaje nga vrasja e Ajni Aliajt në burgun grek: Autori përdori një thikë të improvizuar

19 Janar, 2026
Aktualitet

Berisha: Dokumenti i Kongresit Amerikan e shpalli AKSHI kërcënim edhe për NATO-n

19 Janar, 2026
Sporti

Amerikanët Jashtë Vendlindjes: Kampionati i Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa rikthehen ndërsa Weston McKennie, Malik Tillman dhe Folarin Balogun kërkojnë vendet e eliminimit.

19 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Detaje nga vrasja e Ajni Aliajt në burgun grek: Autori përdori një thikë të improvizuar

19 Janar, 2026
Pas vendeve evropiane, Kanadaja po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Greenland, ndërsa zyrtarët ushtarakë presin miratimin nga kryeministri Carney.

Pas vendeve evropiane, Kanadaja po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Greenland, ndërsa zyrtarët ushtarakë presin miratimin nga kryeministri Carney.

19 Janar, 2026

Berisha: Dokumenti i Kongresit Amerikan e shpalli AKSHI kërcënim edhe për NATO-n

19 Janar, 2026
Valentino dhe universi sportiv; Hamilton emërohet ambasador i markës.

Valentino dhe universi sportiv; Hamilton emërohet ambasador i markës.

19 Janar, 2026
Pas tragjedisë së trenit në Spanjë, pasagjerja rrëfen: 'Dëgjoja vetëm ulërima'

Pas tragjedisë së trenit në Spanjë, pasagjerja rrëfen: ‘Dëgjoja vetëm ulërima’

19 Janar, 2026

Amerikanët Jashtë Vendlindjes: Kampionati i Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa rikthehen ndërsa Weston McKennie, Malik Tillman dhe Folarin Balogun kërkojnë vendet e eliminimit.

19 Janar, 2026
Zootopia 2 thyen rekorde, bëhet filmi i animuar me të ardhurat më të mëdha në histori në Hollywood.

Zootopia 2 thyen rekorde, bëhet filmi i animuar me të ardhurat më të mëdha në histori në Hollywood.

19 Janar, 2026

Charles Sagoe Jr ekskluzive: Të riu i Arsenalit flet për ‘shakatë’ e Bukayo Saka, standardet ‘të larta’ të Mikel Artetës dhe për të ardhmen e tij.

19 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.