Niveli i ujit të lumit Vjosa vazhdon të rritet, duke detyruar banorët e zonave përreth të kryejnë evakuime parandaluese.
Familjarët, si dhe forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile, po ndihmojnë banorët e bllokuar në banesat e përmbytura. Situata po monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe respektim të udhëzimeve zyrtare.










