Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës ndërsa mësohet se fakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetra hektarë.
Sipas informacioneve, shërbimet zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga mjetet e ushtrisë po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor për të bërë të mundur izolimin e flakëve të cilat të favorizuara nga era janë përhapur në drejtime tę ndryshme.